Rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm, Policia Kufitare mori njoftim se një mjet lundrues me 11 persona në bord ndodhej në rrezik, rreth tetë milje larg grykëderdhjes së lumit Vjosë.

Shërbimet e Policisë Kufitare u nisën drejt zonës me dy mjete lundruese tip gomone dhe arritën të lokalizojnë mjetin, duke bërë të mundur shpëtimin e 11 emigrantëve të huaj që po largoheshin nga Shqipëria, në drejtim të Italisë. 5 prej emigrantëve të shpëtuar janë nga 5 Bangladeshi, 3 nga Pakistani, 1 nga Libia, 1 nga Afganistani dhe 1 nga Haiti

Ata janë transportuar në tokë nga mjeti lundrues i policisë kufitare dhe ndodhen në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë

lajm në përditësim...