TIRANE - Kreu demokristian i LDK, njëkohësisht dhe zv/ministër i Turizimit dhe Kulturës, Nikoll Lesi zhvilloi disa takime në qarkun e Lezhës në kuadër të fushatës elektorale të 23 qershorit. Në zonën e Bregut të Matit Lesi theksoi se do rikthehet në Kuvend me votën e tyre dhe se garanton se ka për të qënë zëri i tyre, si dikur në vitet 1997-2009, kohë kur ka folur në sallën e Kuvendit për të zgjidhur hallet kryesore të tyre e ka qënë kritik me çdo qeveri.
Ai ka nënvizuar se do të përfaqësojë tërë qarkun e Lezhës në Kuvend, ndërkohë që nuk ka munguar të shprehet se ka dhe një plan për ekipin e “Besëlidhjes” së Lezhës, për ta kthyer në gjashtë vendet e para të ligës së parë të futbollit.
Ndërsa pyetjes se a do të kandidojë me PS si deputet kreu i LDK u pergjigjë se “unë kam qenë e mbetem kritik ndaj qeverise e çdo qeverie, pasi dua hapa më të shpejta në progres, por në rastin konkret ndonëse jam takuar e kam shkëmbyer dhe sms me zotin Rama mendoj se s’kam vend në të majtën, pasi po bëhen gati të kandidohen elementë nga bota e krimit.
Nuk mund të rri në një rresht me ata. Jam kundër kësaj bote krimi ngado që të jenë emrat”. Ne fund Lesi tha mazhoranca ka forca gjeneruese pozitive dhe mendon se kryeministri Berisha po planifikon një skeme të re për kandidimin e deputetëve, që nuk do të fusë elementët antipatikë, konformistë, të akuzuar, por një botë tjetër emrash që synojnë mandatin e tretë me hapa integrues.
Ndërsa Poli i Tretë politik është një domosdoshmëri për vendin, pasi neutralizon sherret PS-PD, destabilitetin e vendit dhe do të jetë faktor qeveribërës. Duke lënë për të kuptuar se ndoshta dhe mund të ketë ndonjë mundësi të nuë aleance të partive të qendrës.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.03.2013
Redaski Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com