Leskaj letër Metës:Mandati im të
shkojë në Gjykatën Kushtetuese

Leskaj letër Metës:Mandati im të<br />shkojë në Gjykatën Kushtetuese
Valentina Leskaj dhe Rakip Suli, dy deputetët socialistë mandatin e së cilëve opozita e ka vënë kusht për rikthimin e saj në tryezën e dialogut për reformën në drejtësi, kanë vendosur të aktivizojnë vetë Kuvendin për zhbllokimin e situatës. E para që veproi për vënien në punë të mekanizmave parlamentarë, ishte nënkryetarja e parlamentit. Pak para nisjes së seancës së djeshme plenare deputetja e PS Valentina Leskaj i ka dërguar një letër kryeparlamentarit Meta, të cilit i kërkon që mandati i saj të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Sipas letrës së Leskajt, qëndrimi i opozitës është një pretekst për të penguar Reformën më të madhe në vend.

“Zbatimi i ligjit më ka udhëhequr gjatë gjithë jetës. Integriteti ka qenë dhe mbetet për mua i shenjtë, është standardi të cilin kam arritur të ruaj me përkushtim dhe respekt ndaj zgjedhësve të mi gjatë gjithë jetës. Kam pritur nga PD që ta dërgonte cështjen e mandatit tim në Gjykatën Kushtetuese, sic bëri me një deputet tjetër. Arsyet pse nuk e coi janë të qarta: për të abuzuar politikisht”-argumenton Dade në letrën e saj. Në vijim, teksa shpreh bindjen se nuk ka shkelur ligjin dhe Kushtetutën, ajo i kërkon Metës të gjejë procedurën për ta dërguar kërkesën e PD-së në Gjykatën Kushtetuese.

I pyetur nga Shqiptarja.com, Rakip Suli tha se është gati që edhe ai të bëjë të njëjtën gjë, duke i kërkuar parlamentit ta dërgojë edhe cështjen e tij në Gjykatën Kushtetuese. Por deri mbrëmjen e djeshme, ndryshe nga Leskaj, ai nuk i drejtoi Kuvendit ndonjë letër për rrëzimin e vendimit fillestar, dhe për miratimin e një vendimi tjetër që e con mandatin e tij në Gjykatën Kushtetuese. Në një deklaratë për mediat, deputetja Valentina Leskaj tha se, letra që ajo i ka dërguar kryetarit të Kuvendit për dërgimin e mandatit të saj në Kushtuese është pjesë e filozofisë, moralit dhe integritetit të saj. “Letra është publike. I kam kërkuar kryetarit të Parlamentit që pretendimet e PD-së të çohen në Gjykatën Kushtetuese. Keni nisur një çështje i kam thënë PD-së, ju inkurajoj ta çoni deri në fund, çojeni në Gjykatën Kushtetuese.

Ata nuk kanë kurajo ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese. Meqë ata nuk patën kurajon ta çonin, i jam drejtuar me një letër kryetarit të Parlamentit që të nisë në Gjykatën Kushtetuese pretendimin e PD-së për të cilin jam i sigurt që gjykata do të marrë vendim në përputhje me ligjin dhe standardet që ka”,- deklaroi Leskaj. Me miratimin nga parlamenti të këtyre kërkesave dhe vullneti të deputetëve i hapet rruga dialogut dhe zgjidhjes së ngërçit politik mes opozitës dhe mazhorancës. Pikërisht mandati i zonjës Leskaj dhe deputetit tjetër të PS-së Rakip Suli është kushti që opozita ka vënë për rikthimin në Kuvend.

Kërkesa e PD-së, dorëzuar më 27 tetor, lidhet me koncesionin e hekurudhës Ballsh-Fier-Vlorë që e përfitoi Arjan Leskaj, djali i deputetes së Partisë Socialiste. Demokratët citojnë nenin 21 dhe 24 të ligjit 9367 "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, sipas të cilit deputetët dhe familjarët e tyre (përfshirë dhe fëmijët në moshë madhore) ndalohen të lidhin kontratë ose nënkontratë me institucionet publike.

letra leskaj 1

letra leskaj 2


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë