Leskaj: Në 10 vite, 10% e padive
të KLSH-se u shqyrtuan nga prokuroria
Shifër tepër e vogël për të cilën Bujar Leskaj, kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit është tregues i punës së dobët të institucionit që ai drejton, por dhe të një nënvlerësimi nga ana e prokurorisë.
TIRANE- Brenda një harku kohor prej 10 vitesh, vetëm 10 % e kallëzimeve penale që Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë në Prokuri janë marrë në shqyrtim. Një shifër tepër e vogël për të cilën Bujar Leskaj, kreu i KLSH-së thotë se është tregues i punës së dobët të institucionit që ai drejton, por dhe të një nënvlerësimi nga ana e prokurorisë.
Madje Leskaj e emërton si “të fjetur” marrëdhënien institucionale me Prokurorinë duke premtuar një rivitalizim të saj më serioz.
“Nuk mund ta gjykoj në thelb punën e Prokurorisë, ne kemi vërejtur se në 10 vjet, nga 200- 2011 në një studim të bërë keto muaj, nga kallëzimet tona prokuroria ka çmuar të vlefshme vetëm 10 %, që ëshë shumë pak. Kjo flet për punën e dobët tonën si kontrollor të financave të shtetit, në përgatitjen e e kallëzimeve penale por edhe për nënevlerësim të prokurorisë ndaj kallëzimeve tona. Te ne shtron detyrën të jemi më kërkues dhe prokuroia të vlerësojëmë shumë Do përpiqemi ta ngremë si shqetësim dhe në bazë të një mirëkuptimi që KLSH do firmosë me prokurorinë, siç ka me ministrinë e Brendshëme etj.. të ndërtojmë një raport të ri, të forcojmë detyrimet ligjore dhe ato për të respektuar punën e institucioneve tona.” tha Buraj Leskaj pas interesimit të medias.
Ky problem është trajtuar nga Kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj edhe javën që shkoi gjatë raportimit të raportit vjetor të këtij institucioni në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Leskaj i ciliësoi marrëdhëniet me Prokurorinë të zbehta.
MARRËVESHJA ME AUTORITETIN E KONKURENCËS Drejtuesi i KLSH-së firmosi sot me Autoritetin e Konkurencës një marëveshje bashkëpunimi për rregullimin e tregut.
Gjithashtu kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj vlerësoi bashkëpunimin me Autoritetin e Konkurencës duke theksuar se qëllimi i përbashkët është rregullimi i tregut, puna kundër deformimeve të tij, bashkëpunimi për mirëadministrimin e fondeve publike dhe lufta për parandalimin e korrupsionit.Nga ana e saj, Drejtoresha e Autoritetit të Konkurrencës Lindita Lati theksoi se kjo do të shërbejë si një avokatësi për luftën e marrëveshjeve të ndaluara dhe për eficencën në përdorimin e fondeve publike.
"Nuk synojmë thjeshtë adresim informacioni, por trajnime të përbashkëta për të mundësuar përvetësimin e metodologjisë për identifikimin e marrëveshjeve në procedurat e prokurimeve publike" tha Lati.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 7822
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City
24 Nëntor, 17:33
-
GOLAT/ 'Faraoni' Salah nderon Liverpoolin, nis shkëputja në krye të Premier League! Luhet Ipsuich - Man. United
24 Nëntor, 17:31
-
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e Trump
24 Nëntor, 17:30
-
Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht
24 Nëntor, 17:21
-
Njerëzit e krimit protestojnë për takimin e Ramës në Londër
24 Nëntor, 17:17
-
Kreshnik Spahiu në Report TV: “Paketa e maleve” pozitive, por jo të gjithë emigrantët mund bëjnë bujtina apo hotele! Duhen oferta për kthimin e profesionistëve
24 Nëntor, 17:06
-
Shkup/ Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
24 Nëntor, 17:00
-
VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon dhe i jep tri pikë Lille
24 Nëntor, 16:44
-
Spahiu: Antimitingu me 100 veta shumë i vogël, prisja më shumë emigrantë kundër...
24 Nëntor, 16:42
-
Shirat mbushin liqenin e Fierzës me plehra! Peshkatarët: Pasojë e sjelljes së njerëzve në Kosovë e Shqipëri
24 Nëntor, 16:38
-
Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital
24 Nëntor, 16:34
-
VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë
24 Nëntor, 16:24