TIRANE- Vendosja para përgjegjësisë ligjore e çdo zyrtari që abuzon me pushtetin publik, ka qenë në qendër të bisedimeve të zhvilluara nga Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe kreu i Kontrollit të lartë të Shtetit, Bujar Leskaj. Dy funisionarët e lartë zhvilluan sot një takim ku diskutuan për luftën kundër korrupsionit dhe veprat penale të kryera nga funksionarët e lartë publike.
Gjatë takimit të organizuar nga Llalla, dy palët diskutuan edhe për luftën kundër korrupsioni, ai e garantoi kreun e KLSH-së Bujar Leskaj se organi i prokurorisë do të ndjekë me vëmendje të veçantë çdo rast të referuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, si edhe do të bashkëpunojnë ngushtësisht për të ndjekur dhe vendosur para përgjegjësisë ligjore çdo zyrtar që abuzon me pushtetin publik.
Ndërsa kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke e uruar Prokurorin e Përgjithshëm për zgjedhjen në detyrë, shprehu gatishmërinë e institucionit që drejton për koordinim të vazhdueshëm me organin e prokurorisë për të luftuar bashkërisht dhe me forcën e ligjit, korrupsionin në administratën shtetërore.
Në takim u diskutua edhe mbi rastet konkrete të referuara nga KLSH në organin e Prokurorisë gjatë muajit Janar 2013.Për të gjitha këto raste, rreth 35 në total, prokuroritë e rretheve gjyqësore tashmë kanë nisur hetimet dhe brenda afateve ligjore proceduriale do të vlerësohet mbi këto çështje.
(ln/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com