Leskaj: Vizita e Ramës në Serbi
shenjë force, ne faktor stabiliteti

Leskaj: Vizita e Ramës në Serbi<br />shenjë force, ne faktor stabiliteti
TIRANE - Kryeministri Edi Rama duhet të vizitojë Serbinë…dhe kjo si një shenjë force dhe jo dobësie. Është ky qëndrimi i deputetes së Partisë Socialiste Valentina Leskaj në një intervistë për A1 Report.
 
“Unë nuk e shikoj si pozitë inferioriteti siç kam dëgjuar rëndom. Ata që marrin kurajon të tillë dëshmojë superioritet. Në s’kemi arsye të tutemi dhe të kemi komplekse. Ne jemi vendi që s’kemi krijuar asnjëherë probleme në Ballkan. Përkundrazi ka faktorizuar dhe ka ndikuar klimën e paqes në Ballkan. Ne bëjmë diferencën edhe në këtë rast”, u shpreh Leskaj.
 
Për Zonjën Leskaj klasa politike shqiptare ashtu si dhe shoqëria treguan se bëjnë diferencën në krahasim me palën serbe, që vazhdon te jetë peng i nacionalizmave të së kaluarës. 

“Reagimi i politikës shqiptare ka qene i vetëpërmbajtur dhe konsideron rolin e Shqipërisë në Ballkan, e cila vazhdimisht ka qenë një faktor stabiliteti. Por ne me gjithë zhvillimet e fundit me gjithë sjelljen e qeverisë shqiptare me aktivitetin e Berlinit, Shqipëria po luan një rol stabiliteti jo pasiv, por tashmë aktiv. Dëshiron paqen në Ballkan nuk je shkak i trazirave dhe jep kontributin për paqen në gjithë Ballkanin. Ne edhe në këtë rast bëjmë diferencën, mes një politike që nuk shkëputet dot nga nacionalizmi i vjetër dhe nga trajtimi çështjeve nga një prespektiv e vjetër nacionaliste dhe një politike të re që synon një klimë të re në Ballkan”, tha Leskaj. 

Deputetja socialiste sqaron se edhe gjuha e përdorur nga pala serbe është në kundërshtim me vlerat Europiane, ku dënohen gjuha e urrejtjes dhe diskriminimit. Zonja Leskaj e mbyll intervistën duke falenderuar edhe lojtarët e kombëtares, për sjelljen e tyre qytetare dhe europiane brenda dhe jashtë fushës së lojës.


(Speciale)
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim