Leskaj zgjidhet kreu i KLSH
Privatizohet Albpetrol |

Leskaj zgjidhet kreu i KLSH<br />Privatizohet Albpetrol |
TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë pas shumë debatesh miratoi sot, me 72 vota pro dhe 62 kundër, p/ligjin "Për përcaktimin e formës dhe strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë Albpetrol sh.a. Patos. Deputeti socialist Erion Braçe kërkoi të dijë mbi fatin e marrëveshjeve të hidrokarbureve pas privatizimit të kompanisë Alb Petrol. Dekreti i Presidentit, Bamir Topi, për vendosjen e Bujar Leskaj në krye të KLSH, u miratua me 70 vota pro dhe 61 kundër. Deputetët Gumi, Rusmajli e Hoxha abstenuan. Ndërkohë që Ardian Civici u zgjodh si anëtar i Bordit të Bankës së Shqipërisë me 112 vota pro

ORA 14: 49 SPAHO: DEMAGOGJI E PS, SHITJA E DOMOSDOSHME 
Nga ana e tij Edmond Spaho tha se PS vazhdon me demagogji dhe nuk është hera e parë që refuzon të privatizojë një sektor të rëndësishëm.“E vetmja mumndësi që kjo kompani të fuqizohet është investimi nëpërmjet privatëve. Në të gjitha rastet kur shteti ka mbajtur aksione më vonë ka rihapur tenderin për shitjen e aksioneve “ tha Spaho

ORA 14:40 BRACE: PO SHISNI BURIMET E NAFTES PA KTHIM

Deputeti Erion Brace e quajti antikombëtare dhe antiekonomike shitjen e Albpetrol. Brace akuzoi qeverinë se po shet të drejtat e licensat për shfrytëzimin e burimeve të naftës. “Marinzën e keni dhënë ju, Ballshin, Gorishtin e Cakran i keni dhënë ju. .Të drejtat po shiten dhe pa kthim.”- nënvizoi Brace.

ORA 13:10 BANO: PS SPEKULLON ME PASURINË KOMBËTARE
“Albpetrol ka nën administrim më pak se 5 % të rezervave të naftës të zbuluara deri më sot si dhe objekte të amortizuara. Rezervat do të mbeten pasuri shtetërore dhe në marrëveshje do të përfshihet teknologjia që duhet për të mbrojtur nëntkokën.
Ps spekullon kur thotë se po shitet pasuria e vendit tonë. Por, nëse do ndjek logjikën tuaj ju them se socialistët kanë shitur shumë pasuri kombëtare”, tha deputeti democrat, Ilir Bano në Kuvend gjatë debatit për formulën dhe strukturën e privatizimit të Alb Petrol.


ORA 11.54 AHMETAJ: PO THELLONI KORRUPSIONIN
Deputeti i majtë Arben Ahmetaj ka argumentuar se formula e privatizimit të Alb Petrol është artificiale dhe korruptive për shkak të vlerës në ndryshim të rezervës dhe kompanisë. “Koha e privatizimit nuk është momenti i duhut. Investitorët potencialë provohen gradualisht. Dhe në fakt kemi investitorë pseudo – strategjikë, ndryshe nga çfarë pretendon strategjia”, tha Ahmetaj.

ORA 11: 52 MALAJ: PO SHISNI TË GJITHA PASURITË NATYRORE
Për deputetin socialist Arben Malaj u deklarua kundër privatizimit të Alb Petrol. “Jam kundër sepse po shesim 100% të gjitha pasuritë tona natyrore. Po i shesim në kulmin e urisë për minerale. Vetëm humbjet nga mospërpunimi në vend i naftës shkon në 40 milion dollarë në vit. Pas dhënies me koncesion të zonave naftëmbajtëse banorërt po ndiejnë një shtet të dobët. Teknoligjitë e reja po përdoren në mënyrë barbare e po shkatërrojnë ambientin, por edhe jetesën e familjeve”, tha Malaj, ndërsa renditi sërish parregullsitë në marrëveshjen për shitjen e kompanisë së naftës.

ORA 11: 39 KODHELI: KREDIA PËR KESH, THELLIM BORXHI
Në diskutimin e saj lidhur me privatizimin e Alb Petrol, deputetja socialiste Mimi Kodheli preku edhe vendimin e djeshëm të qeverisë për marrjen e kredisë nga KESH për përballimin e krizës energjitike.
“ Marrja e kredisë bën që borxhi publik të jetë 60.7% i prodhimit të përgjithshëm bruto, duke shkelur keshtu çdo detyrim ligjor”, tha deputetja Kodheli.
Sa i takon privatizimit, ajo deklaroi se PS nuk është kundër procesit, por kërkon transparencë dhe garanci për të ardhmen e kompanisë sikundër edhe të afro 2 mijë të papunëve, të cilët hidhen në rrugë për shkak të privatizimit.
“Formula e privatizimit 100% tregon se ekonomia është në krizë ose në paqartësi të mëdha. A duhet të lemë një përqindje për pronarët e vjetët, ose për punonjësit e Alb Petrol? Çfarë fati do të kenë ekspertët e fundit në këtë fushë? Projektligji nuk saktëson se si do të sistemohen këta të papunë. Për afro 2 mijë të papunë 2 mijë, kostja mujore e rrogave të tyre është rreth 1 milion dollarë”, sqaroi deputetja socialiste.

ORA 11: 22 BRACE - NACO, REPLIKA PER PRIVATIZIMIN

Deputeti socialist Erion Braçe në pyetjet drejtuar kreut të METE ka kërkuar të dijë mbi fatin e marrëveshjeve të hidrokarbureve pas privatizimit të kompanisë Alb Petrol. Ministri Naço deklaroi se do të vazhdojë të firmosë marrëveshje, duke përjashtuar muajt Korrik - Gusht të vitit.
"Lidhur me marrëveshjet ekzistuese, ato nuk do të preken edhe nëse ndryshon statusi i kompanisë Alb Petrol", konfirmuan përfaqësuesit e METE-s.

Naco u shpreh se "nuk do të firmos koncesione si dikush tjetër në periudhën korrik-shtator. I Pyetur nga Erion Brace se cili i kishte firmosur këto koncesione Naco u shpreh se “personi gjendet në sallë”.

ORA 11: 17 NACO: FONDET E SHITJES SE ALBPETROL DO INVESTOJME NE RRUGE E SHKOLLA 
Ministri i Ekonomisë Nasip Naço mbrojti pr/ligjin duke u shprehur se shitja 100 % e Albetrol do të bëjë të mundur sigurimin e një sasie të konsiderueshme fondesh, nëpërmjet shitjes së tokave dhe cdo pusi në pronë të Albetrol.

“Të gjithë aseteve që u janë dhënë konsencionarëve pa shpërblim, sot kërkohen të shiten dhe fondet do përdoren për më shumë rrugë, investime, tunele. Nga shitja e menjëhershme nuk do përfitohen vetëm këto fonde por do vazhdohen të merren të ardhurave nga tatim fitime, etj”- deklaroi Naço nga foltorja e Kuvendit. Për shitjen 100% të Albetrol qeveria është konsultuar edhe nga kompania konsulente Patton/ Bogss. Kjo kompani është kontraktuar nga Ekzekutivi për të vlerësuar asetet dhe formulën e privatizimit, dhe do të paguahet 30 milionë lekë për shërbimin. "Pr/ligji mund të sjellë dhe probleme sociale për 4000 mijë punëtorë- tha Naço- por pr/ligj ka parashikuar që punëtorët të kenë të sigurtë pagën e një viti dhe vjetërsinë e punës."

SHITJA E ALBPETROL
Komisioni i Ligjeve miratoi në parim, të martën (13 dhjetor), formulën e privatizimit të kompanisë shtetërore Albpetrol, por opozita votoi kundër. Madje, deputeti socialist Fatmir Xhafaj akuzoi qeverinë për mungesë transparence në procesin e privatizimit. Projektligj “Për përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë ‘Albpetrol” sh.a. Patos” morri 12 vota pro dhe 11 kundër. Opozita votoi kundër, pasi e quan këtë si akt korruptiv, duke qenë se "Albpetrol" është e vetmja pasuri shtetërore në fushën e naftës.

Sipas vendimit, 100 për qind e aksioneve u jepen investitorëve strategjikë, që janë kompani që operojnë në fushën e naftës dhe gazit. Për trajtimin e punonjësve që do të mbeten të papunë, do të merret një vendim i mëvonshëm i qeverisë.Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës do të kryejë të gjithë procesin e privatizimit dhe shitjes së "Albeptrol".

BUJAR LESKAJ
Kandidati për kreun e KLSH sot do të votohet në Kuvend, ndërkohë që dje miratimi i tij në Komisionin e Ekonomisë është bërë vetëm me votat e mazhorancës, duke paralajmëruar votën kundër të socialistëve në seancë. Ashtu siç kishin paralajmëruar përfaqësuesit e opozitës bojkotuan votimin duke rikujtuar se të njëjtin veprim do bëjnë edhe në Kuvend, pasi kandidaturën e Leskajt e kanë cilësuar politike, për shkak se është anëtar i Këshillit Kombëtar të PD.

Ndërkohë që vetë kandidati për kreun e KLSH, Bujar Leskaj është shprehur se hapi i parë në krye të institucionit të ri do të jetë dorëzimi i imunitetit si kreu i KLSH. Ai parlajmëroi kontrolle në administratën fiskale, kontrolle për mënyrën e dhënies së koncesioneve dhe kryerjes së privatizimeve si dhe rritjen e bashkëpunimin me Prokurorinë. Propozimi i emrit të Leskajt si kreu i ri i KLSH u bë nga presidenti Topi gati një muaj më parë, pas rrëzimit nga mazhoranca të kandidatit tjetër po nga radhët e PD, Sali Shehu. Dy ditë më parë, Leskaj mori pëlqimin e ish-kolegëve të tij dhe të kryetarit të mazhorancës, Berisha, ndërsa Rama ka shprehur votën kundër të deputetëve socialistë sot në Kuvend. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Kryetari socialist Rama dhe kreu i grupi Ruçi i kanë kërkuar nga deputetët e PS që të respektojnë vendimet politike të partisë, dhe të mos ketë asnjë mungesë në seancën e ditës së sotme.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë