LESKOVIK - Janë mbi 2000 banorë në qytetin e Leskovikut të cilët prej vitesh konsumojnë ujë të ndotur dhe shkak për këtë mbetet rrjeti tejet i amortizuar. Përballë kësaj situate banorët mjaft të shqetësuar thonë se prej mëse 10 vitesh ata vuajnë mungesën e ujit të pijshëm ndërsa edhe ai pak ujë që iu vjen me orar është mjaft i ndotur.

Po sipas tyre situata agravohet më tej sidomos gjatë reshjeve të shiut pasi amortizimi i tubacioneve bën që uji të bashkohet duke shkaktuar turbullim c’ka bëhet i pakonsumueshëm. 

Situata alarmante pranohet edhe nga përgjegjësja e higjenës në qytetin e Leskovikut, Elida Cepo, e cila thotë se shqetësimi i banorëve është mëse i drejtë pasi uji që rrjedh në cezma është i pakonsumuëshëm për shkak të përmbajtjes së lartë të ndotjes.

"Shqetësimi i banorëve të Leskovikut për ujin e pijshëm është i drejtë pasi në kohën ku këtu na bien shirat uji na vjen i turbullt. Unë e kam ngritur këtë si problem edhe jemi në pritje të zgjidhjes." tha Cepo

Edhe pse ëhstë ngritur disa herë si shqetësim pranë këshillit bashkiak, por edhe pranë drejtorisë së higjenës askush nuk ka marë masa për zgjidhjen e situatës duke i lënë banorët në mëshirë të fatit dhe përballë rrezikut për përhapjen e epidemive.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)