LETËRSI/Ndërron jetë nobelisti
hebreo - hungarez Imre Kertesz

LETËRSI/Ndërron jetë nobelisti<br />hebreo - hungarez Imre Kertesz
Shkrimtari hungarez, Imre Kertesz, autor i romanit të famshëm “Të jesh pa fat” dhe fitues i çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 2002, vdiq sot në moshën 86-vjeçare, njoftoi agjencia zyrtare hungareze e lajmeve, MTI.

”Imre Kertesz vdiq në shtëpinë e tij në Budapest pas një sëmundjeje të gjatë”, tha Krisztian Nyary, drejtor i shtëpisë botuese ”Magveto”.

Ky hebre i mbijetuar nga kampet naziste të përqëndrimit, ishte i pari autor i hungarishtes i vlerësuar me çmimin Nobel.

Drejtori i Magveto Publishing, Krisztian Nyary, i tha AFP-së se “Ai ishte një nga shkrimtarët me ndikim më të madh në shekullin e 20-të në jetën e hungarezëve, jo vetëm me anë të veprave të tij, por me anë të mendimeve dhe botëkuptimit të tij. Ai do të mbetet nëj shembull i jazhstëakonshmë për autorët e tjerë në vitet që do të vijnë," tha Nyary.

Në një intervistë në vitin 2013, Kertesz zbuloi se ai kishte sëmundjen e parkinsonit. Ai rridhte nga një familje hebreje. Kertesz u lind më 29 nëntor, 1929 në Budapest. Në moshën 14-vjeçare ai u deportua në kampin e përqendrimit Aushvic, përpara se të dërgohet në Buchenëald.

Pas shpërbërjes së kampeve, Kertesz u kthye në kryeqytetin hungarez, ku ai filloi nisi të punojë si gazetar në një gazetë ditore në vitin 1948. Holokausti mbeti një nga tema qendrore në disa nga veprat e tij më të njohura, duke përfshirë edhe romanin e tij të parë "Fatelessness".

Ky roman që u botua në në vitin 1975, përshkruan historinë dhe përvojat e një djali pesëmbëdhjetë vjeçar në kampet e përqendrimit të Aushvicit, Buchenëald dhe Zeitz.

Edhe pse disa e kanë interpretuar librin si gjysmë-autobiografik, autori gjithmonë e ka mohuar lidhje e fortë biografike me subjektin e romanit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon foto që nuk ndodhet fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon foto që nuk ndodhet fare në Shqipëri