Letër e policëve grekë, që ndjekin
të arratisurit: Jemi të rraskapitu

Letër e policëve grekë, që ndjekin<br />të arratisurit: Jemi të rraskapitu
GREQI - Kur e gjithë vëmendja e opinionit publik në Greqi, por edhe e autoriteteve të ministrisë së rendit greke, është përqendruar në operacionin për kapjen e shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikallës, kur filologjia dhe mitet në lidhje me Marian Kolën dhe bashkëpunëtorët e tij ka kapur kulmin, duke bërë fjalë edhe për vjedhje të banesës së Argita Malltezit, për hasmërira të këtij të fundit në Shqipëri, për arratisje nga deti drejt Kosovës(!?) së këtyre të fundit -  policët që marrin pjesë në operacionin për kapjen e tyre shprehin pakënaqësira kyesisht në lidhje me orarin, por edhe me rreziqet, me të cilat ata përballen.

Sipas Epirus.blogspot. gr, që e mban veten si blog informativ për Greqinë e Epirit, dje në 15 korrik, u botua një letër e një grupi policësh të Thesprotisë, të cilët denoncojnë shkeljen e orarit të punës, orët e zgjatura, të cilat ata punojnë, për shkak të vendimeve të udhëheqjes së ministrisë greke të Rendit. Pasoja e gjithë kësaj situate është lodhja e madhe e personelit policor të Thesprotisë si edhe e forcave mbështetëse, të cilat kanë mbërritur për të ndihmuar forcat policore të zonës.

Bëhet fjalë për një gjendje, e cila realisht nuk nderon askënd, thuhet në letrën e tyre dhe që natyrisht nxjerr zbuluar të gjithë ata, të cilët janë përgjegjës për projektimin dhe zbatimin e operacionit të kapjes së të arratisurve nga burgu i Trikallës

Pasi në këtë fazë, e vetmja gjë, e cila është arritur është lodhja e kolegëve policë, e cila arrin në një shkallë të tillë, sa e kanë të pamundur të jenë korrektë në detyrat e tyre dhe rreziku i një përleshjeje të armatosur me kriminelët shqiptarë të jetë fatale për policët.

Gjithashtu, në letër, grupi i policëve i hedh përgjegjësinë për situatën e krijuar, udheheqjes politike të ministrisë së Rendit të Greqisë dhe komanduesve të operacionit, por edhe mediave, të cilat kërkojnë me çdo kusht rezultare, vetëm e vetëm për të kënaqur ambiciet e oficerëve të lartë
 
Letra në fjalë nënshkruhet nga komandanti i policisë së Epirit Fotios Mantzukos dhe Sekretari i përgjithshëm Vasilis Brestas.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

I akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale e trafikim të narkotikëve në Itali, vihet në pranga 28-vjeçari! Ja momenti kur arrestohet (VIDEO)

I akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale e trafikim të narkotikëve në Itali, vihet në pranga 28-vjeçari! Ja momenti kur arrestohet (VIDEO)