TIRANE - Militiadh Muci, me profesion ish polic, tani në pension vendosi të dalë i vetëm të protestojë për pensionet e ulëta me të cilët u duhet të përballojnë jetën pensionistët në Shqipëri. Me një pankartë në dorë ku shkruante “Edi mos luaj me bonusin e pensionistëve” 80 vjeçari doli në protestë përpara kryeministrisë.
Ndërkohë ka përgatitur një letër që do ia dërgojë kryeministrit Edi Rama me postë. Shqiptarja.com publikon përmbajtjen e letrës së të moshuarit.
Edi. Turp, mos luaj me bonusin e pensionistëve!
E nisi Fatosi 20 vjet më parë. Thua e zbuti varfërinë? Herë është dhënë 2000 apo 3000 lekë, vitet e fundit u shtua në 5000 lekë. Shumë nuk është?
Po, baras me 400 lekë në muaj ose 14 lekë në ditë, për të pirë kafen 1 herë në 5 ditë. Nuk ka tallje më të madh! U tha nga Balluku do jepej në marrsin e këtij viti, para zgjedhjeve të 14 majit. E përforcoi Edi, ishte gjetur burimi nga "Taksa e jashtëzakon- shme mbi eksportuesit e energjisë elektrike". Pakua e Madhe si- kurse e quajti ai.
Kur e prisnim si çdo vit "prillin e indeksimit të pensionit” u shty 6 muaj, në tetor. Kështu u krijua në të vërtetë fondi i bonusit të marrsit, ndërsa u dyfishuan pagat e deputetëve dhe administratës.
Mosha e tretë le të përdorë makarona dhe oriz kur me sëmundjet kronike kardiovaskulare e diabet duhet të përdorë perime, por janë rritur 2 herë, më të ultat 100 lekë kilogrami. Për frutat nuk bëhet fjalë, më pak se 200 lekë kilogrami.
Edi! Mos luaj me ditët e fundit të jetës tonë.
Sot protestoj jo se do sjell ndyshimin, por të shpreh "urrejtjen" ndaj deputetëve që votuan dyfishimin e pagës së tyre, veçanërisht Edi Ramës, "Kryepolic të vendit tim", t'i them je demagog i paparë. Nëse do shpërndashë bonusin e vitit 2024, me siguri do na njoftosh një vit përpara, për atë të vitit 2025.
Lajmi kryesor: