TIRANE  Një i moshuar doli sot paradite (20 tetor 2023) në protestë para kryeministrisë për të kërkuar përmirësimin e jetesës së pensionistëve por dhe për të kërkuar rritjen e pensionit që do u siguronte një jetë të denjë siç u takon.

“Të ardhurat që kemi mbledhur 4.1 miliardë lekë që janë mbledhur gjatë muajit Mars nga taksa e jashtëzakonshme e energjisë, është vendosur nga qeveria shqiptare që t’i shpërndahen pensionistëve në formën e një bonusi me prej 5 mijë lekësh” deklaronte zv/kryeministrja Belinda Balluku një muaj më parë.

Por ky premtim rezultoi gënjeshtër. Bonusi ende nuk është dhënë për pensionistët. Prandaj Miltiadh Muçi, 80 vjeç, vendosi të protestojë i vetëm përballë kryeministrisë.

“Nuk ka tallje më të madhe! U tha nga Balluku që do të jepej në marsin e këtij viti, para zgjedhjeve të 14 Majit. Kur e prisnim si çdo vit ‘prillin e indeksimit të pensionit’ u shty me 6 muaj, në tetor. Sot protesoj jo se do të sjell ndryshimi, por shpreh urrejtjen ndaj deputetëve që vouan dyfyshimin e pages së tyre.”

Në dorë  Militiadh Muci, 80 vjeç mban një pankartë ku shkruan:

“Turp! Mos luaj me bonusin e pensionistëve!”

Ish polici, në dorë mban dhe një letër të cilën thotë se do ia dërgojë me postë kryeministrit Edi Rama.

““Mosha e tretë le të përdorë makarona dhe oriz kur me sëmundjet kardiovarkulare e diabet duhet të përdor perime, por ata janë rritur dy here, më të ultat 100 lekë kg.”

Edhe pse i vetëm vendosi të protestojë për vete dhe bashkëmoshatarët e tij, megjithëse është i vetëdijshëm se reagimi I tij nuk do të sjellë ndryshim.

“ Edi mos luaj me ditët e fundit të jetës tonë. Sot protestoj jo se do sjell ndyshimin, por të shpreh "urrejtjen" ndaj deputetëve që votuan dyfishimin e pagës së tyre, veçanërisht Edi Ramës, "Kryepolic të vendit tim", t'i them je demagog i paparë. Nëse do shpërndashë bonusin e vitit 2024, me siguri do na njoftosh një vit përpara, për atë të vitit 2025"

Në gusht zv/kryeministrja Belinda Balluku në një takim me të moshuarit u premtoi me zë e figurë pensionistëve se do të merrnin 5 mijë lekë shtesë që vjen nga taksimi i jashtëzakonshëm por ende nuk e kanë marrë. Ndërkohë në prill morën bonusin e pare por kjo është e pamjaftueshme, ndërsa në maj 2023 deputetët votuan ligjin në parlament që dyfishonte pagën e tyre 

Kjo është një nga rastet e rralla kur një qyetar proteston i vetëm përballë kryeministrisë, mesa duket për të qenë edhe zëri i pensionistëve të tjerë për shqetësimet dhe vështirësitë me të cilat ata përballen çdo ditë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:10
'Letër kryepolicit të vendit tim', 80 vjeçari i shkruan Edi Ramës: Je demagog i paparë! Bonusi, tallja më e madhe

1697792507_finalprojekt.00000311.Still079.jpg

TIRANE - Militiadh Muci, me profesion ish polic, tani në pension vendosi të dalë i vetëm të protestojë për  pensionet e ulëta me të cilët u duhet të përballojnë jetën pensionistët në Shqipëri.  Me një pankartë në dorë ku shkruante “Edi mos luaj me bonusin e pensionistëve” 80 vjeçari doli në protestë përpara kryeministrisë.

Ndërkohë ka përgatitur një letër që do ia dërgojë kryeministrit Edi Rama me postë. Shqiptarja.com publikon përmbajtjen e letrës së të moshuarit.

Edi. Turp, mos luaj me bonusin e pensionistëve!

E nisi Fatosi 20 vjet më parë. Thua e zbuti varfërinë? Herë është dhënë 2000 apo 3000 lekë, vitet e fundit u shtua në 5000 lekë. Shumë nuk është?

Po, baras me 400 lekë në muaj ose 14 lekë në ditë, për të pirë kafen 1 herë në 5 ditë. Nuk ka tallje më të madh! U tha nga Balluku do jepej në marrsin e këtij viti, para zgjedhjeve të 14 majit. E përforcoi Edi, ishte gjetur burimi nga "Taksa e jashtëzakon- shme mbi eksportuesit e energjisë elektrike". Pakua e Madhe si- kurse e quajti ai.

Kur e prisnim si çdo vit "prillin e indeksimit të pensionit” u shty 6 muaj, në tetor. Kështu u krijua në të vërtetë fondi i bonusit të marrsit, ndërsa u dyfishuan pagat e deputetëve dhe administratës.

Mosha e tretë le të përdorë makarona dhe oriz kur me sëmundjet kronike kardiovaskulare e diabet duhet të përdorë perime, por janë rritur 2 herë, më të ultat 100 lekë kilogrami. Për frutat nuk bëhet fjalë, më pak se 200 lekë kilogrami.

Edi! Mos luaj me ditët e fundit të jetës tonë.

Sot protestoj jo se do sjell ndyshimin, por të shpreh "urrejtjen" ndaj deputetëve që votuan dyfishimin e pagës së tyre, veçanërisht Edi Ramës, "Kryepolic të vendit tim", t'i them je demagog i paparë. Nëse do shpërndashë bonusin e vitit 2024, me siguri do na njoftosh një vit përpara, për atë të vitit 2025.