TIRANË - Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka marrë një letër falenderimi nga zv.asistent Sekretar i mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës znj. Evelin Farkas. Kjo letër është shoqëruar edhe me një telefonatë e para pak ditëve.
Farkas e ka falenderuar ministren Kodheli për punën që po bën në krye të ministrisë së Mbrojtjes dhe FA-ve. “Më lejoni të Ju shpreh edhe një herë vlerësimin tim për përkushtimin Tuaj të vendosur përkundrejt objektivave tona reciproke si dhe për dedikimin Tuaj ndaj reformave të rëndësishme në fushën e mbrojtjes”, shprehet ndër të tjera znj. Farkas në letrën e saj.
Gjatë bisedës telefonike të zhvilluar në 13 dhjetor, zyrtaria Amerikane u ndal veçanërisht në luftën kundër korrupsionit që ministria Kodheli dhe qeveria shqiptare po bëjnë, duke garantuar për mbështetjen e padiskutueshme të SHBA-ve në këtë proçes shumë të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com