Letërsia, MASH publikon 2 herë
listat, dyshime për manipulime

Letërsia, MASH publikon 2 herë<br />listat, dyshime për manipulime
TIRANE- Publikimi i notave të provimit të parë të maturës 2013, atij të Letërsisë, është shoqëruar me hije dyshimi. Kjo pasi Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP) i publikoi fillimisht rezultatet e arritura nga të rinjtë në provën e parë të maturës, por vetëm pas disa minutash i hoqi sërish.

Ata që kishin arritur të shikonin notën ishin shumë të pakënaqur, ndërsa pretendonin se nxënës të dobët kishin marrë nota shumë të mira. Por heqja e tyre nga faqja e internetit krijoi më tepër tymnajë dhe maturantët filluan hamendësimet për ndërhyrje në lista.

Ndërkohë që listat e sakta u hodhën sërish për të gjithë të interesuarit vetëm gjatë pasdites së djeshme. Vetë specialistët e ministrisë së Arsimit na thonë se pasi u publikua lista e notave në faqen e AKP-së, u bë një provë për të parë nëse korrespondonin notat me numrin e ID-së së maturantit.

“Gjatë provës rezultoi se kishte mospërputhje mes notës së marrë dhe ID-së së maturantëve, ndaj ata u hoqën menjëherë për të bërë korrigjimet e duhura.

Askush nuk mund të ndërhyjë në këtë listë”, - na shpjegojnë specialistët e zyrës së shtypit. Pas publikimit në internet, notat do t’u dërgohen me fleta të printuara edhe çdo shkolle, ku të rinjtë edhe mund të ankimohen, nëse nuk janë dakord, me vlerësimin e dhënë.

NOTAT
Për të mësuar rezultatin, maturantët duhet të gjejnë notën përkatëse sipas ID së tyre.
Gati 45 mijë maturantë në të gjitha shkollat e mesme të vend i janë nënshtruar më 31 maj provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Provimi përmbante 13 pyetje me alternativa dhe 12 me zhvillim.
 Në përfundim të këtij vlerësimi, po publikojmë rezultatet sipas ID të çdo maturanti/kandidati.
 

Gjuhë shqipe dhe Letësi Rezultate

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shkatërrohet organizata e kokainës, mes 18 të akuzuarve edhe 10 shqiptarë! Marokenët ndërmjetës, dorëzonin drogë edhe në banesa

Itali/ Shkatërrohet organizata e kokainës, mes 18 të akuzuarve edhe 10 shqiptarë! Marokenët ndërmjetës, dorëzonin drogë edhe në banesa