Letërsia shqipe/ Panairi i librit në Lajpcig, ja kush e përfaqëson Shqipërinë

Letërsia shqipe/ Panairi i librit në Lajpcig, ja kush e përfaqëson Shqipërinë

Letërsia shqipe do të jetë e pranishme në panairin e librit në Lajpcig nga data 21 deri 24 mars. Një program edhe me takime të organizuara në stendën e Ministrisë së Kulturës, në stendën e rrjetit Traduki, si dhe në hapësira të tjera të panairit dhe jashtë tij. Ministria bën me dije se do jenë dy autorë të ftuar Lisandri Kola dhe Saimir Muzhaka; dy autore dhe përkthyese të ftuara nga rrjeti Traduki dhe rezidenca e përkthyesve në Berlin Lindita Arapi dhe Anrila Spahia (Ana Kove).

“Është kthyer në traditë tashmë dhe paraqitja e katalogut në anglisht me veprat më të suksesshme të një viti më parë të cilin Ministria e Kulturës e propozon për shtëpitë e huaja botuese”, shkruan ministria në faqen e saj. Në katalog janë përfshirë veprat dhe autorët që kanë fituar çmimet më të rëndësishme të vitit 2018”, Henrik S.G. me “Sonatë për gruan e një tjetri” - Çmimi Kombëtar i Letërsisë, akorduar nga Ministria e Kulturës; Ardian Kyçyku me “Ati” - Çmimi i Autorit të Vitit nga Akademia “Kult”; Virgjil Muçi me “Piramida e shpirtrave” - Çmimi “Kadare”; Brajan Sukaj me “Ciklopi” - Çmimi për krijimtarinë më të mirë të vitit akorduar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë; Mitrush Kuteli (in memoriam) me “Përralla të moçme shqiptare” - Çmimi i Bibliofilisë, akorduar nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë.

Janë përfshirë gjithashtu në këtë katalog shkrimtarët më të suksesshëm për vitin 2018 me botimet e tyre jashtë vendit. Ridvan Dibra, i nominuar për çmimin Ballkanika me romanin “Legjenda e vetmisë”. Gjithashtu ky roman i përkthyer në frëngjisht nga përkthyesja Evelyne Noygues dhe i botuar nga shtëpia botuese “Le Ver a Soie” është përzgjedhur në 5 librat më të mirë për çmimin e përkthimit të vitit në Francë. Luljeta Lleshanaku, libri i së cilës “Negative space”, i përkthyer në anglisht nga Ani Gjika, është botuar në Angli nga Bloodaxe Books dhe në Amerikë nga Neë Direction.

Libri është ishte gjithashtu i përzgjedhur në 5 librat më të mirë për PEN Literary Award for Poetry in Translation. Për herë të parë në katalogun e autorëve janë përfshirë edhe dy përkthyeset më të suksesshme të vitit për përkthimet nga gjuha shqipe: Ani Gjika, përkthyesja e librit të Luljeta Lleshanakut “Negative space”, finaliste për PEN Literary Aëard for Poetry in Translation; Evelyne Noygues, gjithashtu finaliste për çmimin e përkthimit më të mirë në Francë. Takimi në stendën e Ministrisë së Kulturës do të jetë të premten më datë 22 mars, ora 16.30 me temë: “Përkthimi, thembra e Akilit e letërsisë shqipe”.   

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!