Letoni, takohen Rama e Vuçiç:
BE të vijojë procesin e zgjerimit

Letoni, takohen Rama e Vuçiç:<br />BE të vijojë procesin e zgjerimit
Kryeministri serb Aleksadar Vuçiç ka sot mbajtur takime me homologë rajonal, ndër ta edhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
 
Sipas deklaratës së Vuçiç për mediat serbe, ai ka theksuar se ka biseduar me Ramën për gjendjen në Ballkanin Perëndimor dhe në Europë, duke dëshiruar vazhdimin e zgjerimit të Bashkimit Europian.
 
Kemi biseduar në atë se si kemi gjetur interesat tona, se çfarë duhet të bëjmë që të përmirësojmë marrëdhëniet dypalëshe mes Serbisë dhe Shqipërisë, e serbëve dhe shqiptarëve”, ka thënë Vuçiç për takimin e zhvilluar mëngjesin e kësaj të diele me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
 
Ky takim u mbajt gjatë Samitit të Kinës me vendet e Europës Qendrore dhe Lindore në Riga, kryeqytetin e Letonisë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social