Letonia kërkon normalizimin
të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Letonia kërkon normalizimin<br />të marrëdhënieve Kosovë-Serbi
“Hapja e kapitujve të parë negociues të Serbisë për anëtarësimin në BE është qëllim parësor, por suksesi dhe shpejtësia e zhvillimit varet nga vetë Serbia.”

Kjo është deklarata e drejtuesit të Këshillit të Ministrave të BE-së dhe ministër i Punëve të Jashtme të Letonisë Edgars Rinkeviçs, nën cilësinë e kryesimit të Bashkimit Europian.

Rinkeviçs, ndërsa ka folur për gazetën e Beogradit "Veçernje novosti" ka vlerësuar se përparimi është çelësi i realizimit të planit veprues në të cilin është shumë i rëndësishëm vazhdimi i dialogut me Kosovën.

"Letonia pret që Serbia dhe Kosova të vazhdojnë të punojnë në normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në të gjitha nivelet, ashtu siç ka ndodhur me Marrëveshjen e Brukselit në prillin e vitit 2013. Dialogu në nivelin e lartë politik duhet të vazhdojë së shpejti në mënyrë që të përshpejtohet zbatimi i marrëveshjeve të arritura”, ka thënë Rinkeviçs.

Ai ka shtuar se nuk ka ndryshim në pikëpamjet e qëllimit të dialogut dhe se procesi, ashtu si është parashikuar në kornizën negociuese, duhet të sjellë normalizim të gjithanshëm të marrëdhënieve Serbi–Kosovë.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf