Në korrespondencë kërkohet me insistim mendimi pozitiv dhe firma e Gjunkshit në mënyrë që të heqë nga pronësia e Ministrisë së Mbrojtjes SHQUP dhe ta kalojë në pronësi të PD. Mirëpo me gjithë lutjet në shkresë, me gjithë deklaratën po përmes kësaj shkrese, ku thotë se drejtori i SHQUP ishte dakord, ia vlen të thuhet se drejtor është Ferit Breçani burri i Shpresa Breçanit mbesës së Sali Berishës, kjo tentativë ka hasur në kundërshtimin e hapur të shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë Gjeneral Xhemal Gjunkshit.
Bie në sy fakti se e gjithë korrespondenca që përfshin Ministrinë e Brendëshme, Ministrin e Mbrojtjes, vartësit e Imamit në drejtim të Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë dhe ato më Gjeneral Gjunkshin janë bërë në vetëm një ditë 14 Gusht, një tregues nxitimi për të mbyllur këtë çështje përpara se qeveria e re të marrë detyrën. Këtë e verteton korrespondenca intensive zhvilluar më 14 Gusht 2013 mes Sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë së Mbrojtjes e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Xhemal Gjunkshit përfshi atë të 13 Gushtit me ministrinë e Brendëshme.
Përfshirja në këtë histori e Ministrisë së Brendshme drejtuar nga Flamur Noka njëkohësisht sekretar organizativ i PD, është elementi i ri i kësaj ‘sage’ të qeverisë për të marrë për seli PD me çdo kusht SHQUP.
Në përgjigje të kësaj shkrese, vjen ajo e datës 14 Gusht 2013 nga SHQUP me këtë përmbajtje: “Plani i ri organizativ është parashikuar që aktiviteti i saj për shkak të bilancit negativ financiar e reduktimit të aktiviteteve të zhvendosë aktivitetin pranë hotelit të ushtarakëve me qëllim rritjen e efikasitetit të veprimtarisë së saj e uljen e shpenzimeve financiare”.
Sekretari Përgjithshëm i ministrisë së Mbrojtjes kërkon prononcimin e Gjeneral Gjunkshit për nxjerrjen e kësaj prone nga plani përhapjes dhe vendosjes së FA dhe vijimin e procedurës ligjore për këtë qëllim pasi pa miratimin e shefit te shtabit, prona nuk mund te tjetersohet.
Por, po më 14 Gusht Gjeneral Gjunkshi i përgjigjet Sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë së Mbrojtjes dhe jep vlerësimin e tij në lidhje me këtë pronë të ushtrisë. Një vlerësim që rrëzon kërkesen e Imamit dhe Nokës.
Fillimisht Gjunkshi nënvizon faktin se plani përhapjes me terminologjinë e NATOS është një ndër elementët kushtetues të FA e se rishikimi këtij plani bëhet në kuadër periodik të dokumenteve strategjik të kryer vitin e kaluar. “Në dokumentin e rishikimit strategjik të mbrojtjes të miratuar nga Këshilli Ministrave me vendim nr 269 dt 03.04.2013 është vlerësuar ekskluzivisht që kjo qendër të mbahet si një ndër tre asestet themelore të burimeve të mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë”, thotë Gjeneral Gjunkshi.
Ku jep detaje që vërtetojnë se SHQUP është një qendër funksionale kur ai përmend se në të zhvillohen aktivitete të nivelit të lartë të NATO, takime konsultative, konferenca planëzimi apo pritje delegacionesh pasi infrastruktura e ngritur lejon zhvillimin e tyre madje nënvizon Gjunkshi me cilësi të lartë. “Në përmbledhje të vlerësimeve të bëra për këtë pronë prononcohemi se s’jemi dakord për tjetërsimin e saj dhe nxjerrjen nga lista e Planit të vendosjes dhe përhapjes së FA të Republikës së Shqipërisë”, reagon zyrtarisht gjeneral Gjunkshi.
Ky qëndrim i Gjunkshit e fut në një kurs përplasjeje dhe të paprecedentë në 23 vitet e fundit ushtrinë shqiptare me qeverinë e kryeministrit Berisha e cila me një vendim të mbajtur të fshehtë kërkon tjetërsimin e kësaj prone të ushtrisë dhe kalimin në seli të opozitës së re shqiptare.
CFARE SHKRUHET NE LETERKEMBIM
(Faksimile të letërkëmbimit Xhemal Gjunkshi-Edvin Kulluri)
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)