Drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Ardian Çela ka reaguar një ditë pas letyrës që deputeti i PS-së Vladimir Kosta bëri dhe akuzave që ai hodhi nëdrejtim të tij, ku ka thënë se, nuk ndjehet i keqardhur për tenderat që nuk i ka dhënë atij, ndëkrohë që shpreh keqardhjen nga ana tjetër për deklaratat e tij.
Sipas Çelës, ky sulm i Kostës është vetdiskriminues dhe vjen në një kohë kur Reforma në Drejtësi është në prag dhe që po tregon se kush janë njerëzit që duan shtet e kush janë ata që duan përfitime të paligjshme.
Ja deklarata e Ardian Çelës.
Shpreh keqardhje të thellë për prononcimin e deputetit Vladimir Kosta, por nuk jam i keqardhur që nuk i'a kam plotësuar kërkesat e tij absurde për të fituar në rrugë të paligjshme tenderë të shpallur nga OSHEE.
Fatkeqësisht nuk më vjen e papritur kjo shfaqje vulgariteti vetediskreditues që flet vetë për nivelin e Vladimir Kostës. Sulmin e tij në vigjilje të finalizimit të Reformës në Drejtësi e marr si kompliment për kompaninë dhe për drejtimin tim me ligjshmëri dhe transparencë.
Reforma në Drejtësi ende pa u miratuar po tregon se çfarë vlere të madhe ka për të ndarë njerëzit që duan shtet, drejtësi, rregulla nga ata që duan të vazhdojnë në rrugën e vjetër të përfitimeve të paligjshme.
/Shqiptarja.com