“ I jemi shumë mirënjohës Zotit që përmes Papa Françeskut këtë vit na dhuroi shumë gëzim. Ati i Shenjtë shpalli shenjtore Nënë Terezën duke e bashkuar me shenjtorët e tjerë të Kishës. E sikurse kjo të mos mjaftonte, pak ditë më parë Kisha do të shkruajë në librin e të bekuarve emrat e 38 katolikëve që u shndërruan në martirë gjatë periudhës së tmerrshme të komunizmit ateist,” është kjo çka citohet në një letër të shkruar nga Konferenca e Peshkopëve në Shqipëri e cila u drejtohet priftërinjve dhe të gjithë besimtarëve.
“Fjala martir do të thotë dëshmitar. Pra martir është ai që dëshmon për besimin e tij.Jezusi tha: Nuk ka dashuri më të madhe sesa kur njeriu jep jetën për miqtë e tij. Pra martiri është simboli suprem i dashurisë së Krishtit.Komunizmi i cili për të paktën gjysmë shekulli mbuloi Shqipërinë , shfaqi një urrejtje të pazakontë kundrejt katolikëve.
Enver Hoxha diktatori shqiptar gjatë një fjalimi që mbajti në Konferencën e Pezës në 1984 u shpreh se hirearkia katolike përbëhej nga njerëz pa atdhe që vareshin nga Vatikani.Të gjithë krerët e Kishës ishin të arsimuar, me dije teologjike, të trajnuar me disiplinë të hekurt , të mësuar me metoda e strategji të shtypjes së vullnetit njerëzor,” shkruhet në letër.
"Janë fjalë, shpjegojnë peshkopët, që dëshmojnë paragjykimet kundra kishës katolike.E sërish toka shqiptare u përlye me gjakun e martirëve, por sot gëzohemi. Në 5 nëntor Kisha do të çoj në altar 38 martirë të tjerë të vrarë gjatë asaj periudhe të tmerrshme. Të gjithë martirët ishin priftërinj ose klerikë, përvec laikëve, një vajzë Maria Tuci, e vrarë barbarisht sepse ishte kandidate për t'u bërë murgeshë dhe tre burra, Qerim Sadiku,Gjelosh Lulash e Fran Mirakaj” thuhet më tej në letër.
Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com