Letra higjenike dhe një shënim/ Përdhoset memoriali turk në Tiranë

TIRANË- Pas debateve dhe kritikave,  memoriali në nderim të 251 viktimave të shtetit turk që ndodhet tek Liqeni artificial është përdhosur. Persona ende të paidentifikuar kanë hedhur mbi të letër higjenike dhe sende të tjera në simbol të refuzimit të këtij memorialit në vendin tonë. Mbi të është lënë një letër ku shkruhet: Respekt për kedo që nuk jeton më, por ku monument nuk na përket neve, i përket ish pushtuesve tanë. Bërë në datë 11.08.2019 paqësisht në vend demokratik.

Ceremonia e inagurimit për këtë memorial u zhvillua pak ditë më parë larg prezencës së kamerave, por kjo nuk është mirëpritur as nga disa intelektualët në vend. Qeveria turke ka kërkuar disa herë edhe nga autoritetet shqiptare masat kundër ''investimeve Gyleniste'' të realizuara në Shqipëri, por deri tani kërkesat e Erdogan janë refuzuar, pavarësisht nga marrëdhëniet shumë të mira që presidenti turk mban me kryeministrin Edi Rama.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi tradhtari: 11/08/2019 23:47

    Te lumte dora tashti duhet edhe nje m** i madh aty bravo je hero ta. Marri vesh edi rama ky legen me gjithe erion karin ky eshte vetem fillimi deri sa ta zhdukin komplet e ka vendin ne stamboll atje ku u vrane jo ne tirane

    Përgjigju
  • Lissius: 11/08/2019 23:47

    Lali Eri Tamam su***** Se c'lidhje ka grushti shtetit ne turqi Me shqiprine kete Mund Te shpjegoje vetem nje mendjedhjere oriental si erdogari. Ne baze Te motos Duke i then lali erit, Te kam dhen lek Me bere xhamine ne tirane Me kthe prapanicen edhe ktej nga liqeni.

    Përgjigju
  • Parrucjani: 11/08/2019 19:29

    Bravo. Ta kuptojne qe asht ne vend te gabum

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas