'Turp, duhet të hiqet'| Debat dhe kritika kundër memorialit turk në Tiranë për viktimat e grushtit të shtetit në Turqi

Në nderim të 251 viktimave të “puçit” të shtetit në Turqi në datë 15 korrik të vitit 2016 është ngritur një memorial tek Liqeni i Tiranës. Inaugurimi i memorialit është shoqëruar edhe nga një marshim, në të cilën morën pjesë të rinj, por edhe qytetarë turq dhe shqiptarë në Tiranë. Ceremonia u zhvillua larg prezencës së kamerave dhe ne fakt te vetmet pamje qe qarkullojnë janë këto që janë shpërndarë nga ambasada turke në Tiranë. Por inaugurimit i memoriali nuk është mirëpritur as nga disa intelektualët në vend, dhe opinioni publik vazhdon ta mos e kuptojë pse në qendër të kryeqytetit shqiptar duhet ta kujtohen viktimat e një grushti shteti të dështuar, të ndodhur tre vite përpara në Stamboll. Mes zërave kritike ka reaguar edhe shkrimtari Gazmend Kapllani apo studiuesja dhe kritikja e artit Eleni Laperi, të cilat e kanë konsideruar këtë veprim një turp, që duhet zhbërë sa më parë. Mbi memorialin pro Erdogan në Tiranë po debatohet shumë edhe ne mediat sociale, me kritika shumë të ashpra.

Por çfarë është “puci i shtetit”, që ndodhi në 15 korrik të vitit 2016 në Turqi? Bëhet fjalë për një grup ushtarakësh turq, të cilët tentuan një grusht shteti në Turqi kundër presidentit Erdogan. Ata dolën nga kazermat dhe morën në kontroll disa institucione, ku mes tyre  edhe aeroportet e Ankarasë dhe Stambollit. Por vetëm 4 orë pas nisjes së grushtit të shtetit, qeveria turke mori sërish kontrollin e vendit. Si pasojë e puçit ushtarak në Turqi mbetën të vdekur 251 persona. Qeveria e Presidentit Erdogan akuzon ish mikun e tij, imamin Fet’hullah Gylen, si organizatorin e grushtit të shtetit. Gyleni, i cili jeton në SHBA që prej vitit 1999, i mohon kategorikisht akuzat. Turqia e ka shpallur “Lëvizjen Gylen” organizatë terroriste. Qindra mijë persona të dyshuar si anëtarë të saj janë përballuar me arrestime, burgosje, gjyqe dhe dënime të dyshimta apo heqje nga puna. Qindra gazetarë janë burgosur pasi janë konsideruar se shkrimet e tyre përpara grushtit të shtetit kanë mbështetur Lëvizjen Gylen.

Veprimet e Erdogan kundrejt të ashtuquajturve ''puçiste'' janë kritikuar në shumë vende demokratike si të tepruara dhe të motivuara politiksht. Qeveria turke ka kërkuar disa herë edhe nga autoritetet shqiptare masat kundër ''investimeve Gyleniste'' të realizuara në Shqipëri, por deri tani kërkesat e Erdogan janë refuzuar, pavarësisht nga marrëdhëniet shumë të mira që presidenti turk mban me kryeministrin Edi Rama. Memoriali i Dëshmorëve të 15 Korrikut është realizuar me ndihmën e TİKA-s, pra koperacioni shtetëror turke e cila operon në Shqipëri me projekte në sektorë të ndryshëm, që nga viti 1996. Turqia është prezente në Shqipëri me shumë investime edhe ne fushat strategjike si transporti, bankat dhe telekomunikacioni.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mali: 11/08/2019 10:45

    Eshte skandaloz lajmi per nji memorial qe nuk ka asnje lloj sensi apo arsyeje qe te ndermarrim nje hap te tille. Eshte sa skandaloz por edhe aq i çuditshem ky veprim i shtetit shqiptar. A ka nje gjykate ky vend qe te jape nje vendim te arsyeshem dhe racional?!

    Përgjigju
  • Kalsiander: 11/08/2019 09:25

    Skandaloze. Të hiqet urgjentisht. Le ta marr Erdogani dhe ta vendos në oborrin e pallatit të tij presidencial.

    Përgjigju
  • Kafsha: 11/08/2019 08:23

    Xhami dhe vetëm xhami! Mekë dhe vetëm Mekë!

    Përgjigju
  • Dashnorja: 10/08/2019 23:16

    Kjo tregon qe jemi dashnorja e vertet e Turqise. Mire qe 500 vjet na mbajti stergjysget edhe katragjyshet por keto dashnoret e reja me Erionken u pelqeka vertet. Turp turp turp

    Përgjigju
  • Lleshi: 10/08/2019 22:57

    Ky eshte nje turp shume i madh per nje vend si ne qew te ngreme lapidare tee tille ne mes tee kryeqytetit shume turp. New kerkojme te shkojme drejt Europes se bashkuar dhe meremi me keto gjera nuk EE di cfare mendon z kryeminister per kete po po me vjen shume turp ti them vetes Shqipetar. Tek ne ndodh cdo gje F...ing atyre qe e kane bere kete gje. Perpara lekut ju ersohen syte ndonje dite qeveritaret tane do mund te shesin dhe familjet e tyre. Turp

    Përgjigju
  • 500-VJET: 10/08/2019 22:54

    Turp i madh servilat Erdoganit qe ne Shqiperi investon vetem per te ngrit xhami dhe asnje fabrike qe te punojne shqiptaret dhe akoma na llogarit si perandori te veten,dhe keto veprime i survejon Amerika,por pasojat do jene larg Evropes dhe larg BEse.

    Përgjigju
  • ToniCH: 10/08/2019 21:17

    Ndrruam nji siszem te tere ne ‚90!! Mos na ngriti Turqia edhe ne nji memorial??? Po e keni zakon me u marr me shtete si Turqia, Greqia e Italia prandaj keni „perparuar“ kaq shume si shtet.

    Përgjigju
  • Indiit: 10/08/2019 20:30

    Turp i madh!!!

    Përgjigju
  • ERP: 10/08/2019 20:10

    Hiqeni urgjentisht. Vetem pushtim fhe mentalitet oriental qe na ka lene mbrapa kemi pasur ng Turqia

    Përgjigju
  • Fredi: 10/08/2019 19:35

    Erjon m*ti s ka faj, eshtë çirak I të tjerve. Lepe e peqe!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë