Vetëm pak javë pasi çifti u gëzua me lajmin e madh u përballën me lajmin se fëmija që prisnin është diagnostifikuar me sindromën doun(Down syndrome). Mjeku që ju dha lajmin u sugjeroi prindërve që ta abortonin fëmijën pasi jeta me të do të ishte në kushte shumë të vështira.
Vajza e tyre Emersyn tani 15 muajshe është arsyeja e jetës së prindërve të saj. Baker pas mungesës së mbështetjes nga doktori vendosi t’i shkruajë një letër.
‘’Nuk jam e nevrikosur dhe e ashpër, thjeshtë ndihem e mërzitur. Në vend që të na inkurajoje dhe mbështesje ti na sugjerove që të abortonim fëmijën tonë. Unë të tregova emrin e saj dhe ti përsëri më pyete nëse ne arrinim të kuptonim se sa jetë të vështirë do të kishim me një fëmijë që ka këtë sëmundje. Emersyn jo vetëm që ka zbukuruar jetën tonë, por ajo ka prekur zemrat e qindra njerëzve. Ajo po na bën të kuptojmë se çfarë është bukuria e vërtetë dhe dashuria e pastër. Periudhën më të keqe në jetë ne e patëm sepse ti kurrë nuk më tregove të vërtetën, që fëmija im ishte përfekt''.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com