Letrat e bixhozit në kanabis
kod për identifikimin e blerësve

Letrat e bixhozit në kanabis<br />kod për identifikimin e blerësve
Një letër bixhozi e vendosur në çdo pako me drogë, tregonte një komunikim të koduar mes trafikantëve shqiptarë dhe atyre italianë. Gjithçka ishte menduar mirë për të mos krijuar gabime. Burimet nga prokuroria thanë se mënyra e paketimit shërbente si kod komunikimi mes trafikantëve të cilët do ta shisnin drogën në dy tregje në Milano të Italisë. Kjo është dhe arsyeja që operacioni u kodua “Poker”. Droga, një ton kanabis ishte fshehur në 10 baleta me dru zjarri në trajlerin që do të udhëtonte drejt Italisë.

Po kështu në disa pako me drogë, kishte të mbivendosur një kryq me bojë të kuqe. Me anë të  këtyre shenjave trafikantët shqiptar kishin ndarë edhe sasinë e drogës, ashtu sikurse ishte porositur më herët nga grupi tjetër kriminal. Secila prej letrave të ndryshme nga njëra-tjetra, i përkiste një blerësi, i cili në momentin e tërheqjes së drogës, duhet të mbante në dorë edhe letrën identifikuese, në ketë rast, spathin, karron, maçin apo kubin.

Vetëm në këtë mënyrë do të identifikoheshin porositësit nga grupi tjetër i trafikantëve të cilët do të mundësinin dërgimin e drogës deri në destinacion. Si në një lojë pokeri, trafikantët do ta kishin më lehtë të shkëmbenin porosinë, kundrejt vlerës monetare të përcaktuar më herët, pa ngatërruar blerësin.

Hetimet e prokurorisë
Ngarkesa me një ton kanabis sativa u bllokua në një kamion mbrëmjen e së dielës gjatë operacionit antidroge “Poker” në vijën e dytë të portit të Durrësit. Droga ishte e paketur dhe futur në mes të stivave me dru që ishin deklaruar për eksport. Për këtë u arrestuan tre persona, Albert Doku, 51 vjeç, Ervin Pëllumbi, 36 vjeç nga Tirana dhe Gani Bushati, 55 vjec nga Shkodra.

Këta persona dyshohet se kanë pasur dijeni për drogën e futur mes druve dhe janë arrestuar menjëherë. Ndërkohë që individë të tjerë janë vënë në hetim, pasi mendohet se kanë lidhje me këtë trafik droge. Rasti në fjalë, ka vënë në lupën e hetuesve edhe disa punonjës së Portit Durrës, pasi janë ngritur dyshime të forta se kanë bashkëpunuar me drejtuesit e këtij grupi kriminal, duke i dhënë garanci për kalimin e trajlerit ku ishte ngarkuar sasia prej 1 ton drogë.

Tashmë dosja po ndiqet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila pritet që sot të kërkojë në gjykatën caktimin e masës së arrestit në burg për tre personat e arrestuar.

Tabulatet telefonike
Për të rënë në gjurmët e anëtarëve të këtij grupi Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga kompanitë telefonike tabulatet telefonike të tre të arrestuarve. Ndërkohë kontrolle janë kryer në disa banesa me qëllim lokalizimin e prova të tjera.

Lënda narkotike mendohet se origjinën e ka nga Malësia e Madhe, ku pas korjes është tharë dhe më pas është paketuar nga persona të tjerë, për llogari të një grupi biznesmenësh që kryejnë dhe trafik droge.


kanabis
( Pakot me kanabis me letra bixhozi që dyshohet se përdoreshin si kode)  Foto të tjera
 

droga e kapur ne port ne maune
droga e kapur ne port ne maune
droga e kapur ne port ne maune
(Trajleri ku fshihej lënda narkotike) Foto të tjera

droga e kapur ne port ne maune
(Kanabisi i sekuestruar në Portin e Durrësit) Foto të tjera

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Kur arrestohen të majtë thonë ka prova, kur arrestohen të djathtë thonë: i burgosur politik

Spahiu: Kur arrestohen të majtë thonë ka prova, kur arrestohen të djathtë thonë: i burgosur politik