TIRANE - Presidenti Nishani ka marrë një mesazh nga Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, i cili mban të njëjtën datë me letrën që Clinton i dërgoi liderit të Partisë Socialiste, Edi Rama më 4 janar.

Përmes mesazhit dërguar Presidentit, Clinton thekson privilegjin siç e quan ajo, e vizitës në Tiranë më 1 nëntor, takim i cili korrespondoi me 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Sekretarja amerikane e Shtetit shkruan se ka qenë nder i veçantë për të pranimi i Urdhrit të Flamurit Kombëtar nga Presidenti.

Kryesocialisti Rama publikoi në profilin e tij në rrjetin social Twitter më 24 janar letrën që HIllary Clinton i kishte dërguar më 4 janar. “Ishte kënaqësi që u takova me ju në Tiranë. Më pëlqeu diskutimi ynë mbi Shqipërinë dhe lidhjet historike të vendeve tanë", shkruhet ndër të tjera në letër. Lexoni këtu letrën e plotë drejtuar Ramës
 
MESAZHI I HILLARY CLINTON DREJTUAR PRESIDENTIT


“I dashur Zoti President!

Takimi me ju në Pallatin e Brigadave ishte kënaqësi. Gjithashtu ishte privilegj për mua të vizitoja Tiranën gjatë këtij viti historik për Shqipërinë dhe të uroja vendin tuaj për 100-Vjetorin e Pavarësisë.

Personalisht, pranimi i Urdhrit të Flamurit Kombëtar përbënte një nder të madh për mua. Ky Urdhër do të shërbejë si një përkujtesë e rëndësishme e marrëdhënieve jetike mes dy popujve tanë. Pres me kënaqësi të vazhdojmë bashkëpunimin produktiv mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.”

*Foto  presidenti Nishani dhe Hillary Clinton gjatë vizitës së saj në TIranë, më 1 nëntor 2012

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)