Letrat fallco, i prodhon mungesa e garave reale

Letrat fallco, i prodhon mungesa e garave reale

Projekti Unaza e 'Madhe'

Një nga lotet e ndërtimit të Unazës së Madhe do të  riprokurohet, pasi kompania e shpallur fituese ka ndërtuar një profil të rremë duke falsifikuar gjithçka. Ylli Rakipi zbuloi se ajo kishte falsifikuar datën e regjistrimit në SHBA, në një shtet që lejon regjistrimin e kompanive offshore, por me sa duket ajo nuk ka falsifikuar vetëm datën, por gjithçka tjetër, bilancet, të punësuarit, liçensat, vërtetimet dhe gjithçka çfarë duhej, duke i noteruar dhe duke vendosur vulën apostile për t’u dukur korrekt në Shqipëri. Dosja e dorëzuar në Ambasadën amerikane për verfikim zyrtar nga Gjiknuri, është një ilustrim i frikshëm i asaj që ka ndodhur.

Formalisht dosja e paraqitur në Drejtorinë e Rrugëve është “në rregull me ligjin”, por realisht kemi të bëjmë vetëm me një dosje, dhe jo me një kompani.

Ky është rasti i dytë i madh i bujshëm në Shqipëri, kur një kompani falsifikon dokumente në SHBA dhe konkurron në Shqipëri. Por ky shpëtoi pa pasoja financiare, falë Ylli Rakipit.

Rasti i parë me pasoja financiare 80 milionë euro, ishte privatizimi i Albpetrolit. Një kompani offshore, paraqiti si garanci bankare një letër nga një bankë amerikane, që provonte se ajo kishte depozituar shumën prej 10 për qind të çmimit të ofruar, si fond garancie për privatizimin e Albpetrolit.

Sipas rregullit, kur shpallet fituesi, shteti merr 10 për qindëshin e fituesit, depozituar në bankë. Pasi Rezart Taçi u shpall fitues, shteti tentoi t’i merrte dhjetë përqindëshin e depozituar, por rezultoi se ai kishte gënjyer dhe depozita ishte fallco.

Shteti humbi 80 milionë euro, dhe Sali  Berisha nuk veproi, pasi i tundej para syve fotoja e gruas së tij duke mbledhur fonde me Rezart Taçin. Prokurori i Përgjithshëm ende dhe sot nuk ka hapur një proces penal për t’i dhënë shtetit ato 80 milionë euro, ndërsa dëmi ekonomik ishte fatal.

Rasti i dytë është ky i Unazës së Madhe. Ai është tërësisht i ngjashëm me rastin e Rezart Taçit tek Albpetroli, por nuk ka dëm financiar. Për fat, denoncimi nga gazetari është bërë në kohë dhe anulimi i tenderit e çon zero dëmin financiar.

Por ky precedent hap një debat të ri të rëndësishëm në Shqipëri, për mënyrën se si duhet të verifikohen kompanitë anonime, apo kompanitë e panjohura të huaja në Shqipëri, kur paraqiten në gara publike.

Legjislacioni ynë nuk detyron komisionet e tenderave të bëjnë kërkime për kompanitë nëse nuk ka indicie, dhe vulat apostile në këtë rast janë garanci ligjore.

Rasti i Unazës së Madhe është shumë i rëndë, edhe pse nuk ka shkaktuar dëm. Ai tregon se administrata ka vepruar formalisht korrekt me ligjin, jo se nuk ka pasur indicie për falsifikim, por se ka njohur fituesin e vërtetë dhe nuk i ka shkuar mendja tek falsifikimi formal i letrave, i cili tregon se kur je i sigurtë që fiton garën, injoron dhe letrat. Kur tenderat kthehen në formalitet, vemendja ndaj detajeve të tilla është e vogël.

Ndaj kjo histori duhet të shërbejë si një leksion i hidhur, jo vetëm për personat e përfshirë në të, por për shtetin shqiptar, i cili duhet të forcojë rregullat për të mbrojtur buxhetin nga kompani fantazëm.

Rasti i Albpetrolit, kur një falsifikim zyrtar i hoqi nga buxheti shtetit 80 milionë euro, dhe ky rast, kur qeveria mund t’i kishte derdhur fondet, në një kompani fantazëm me letra, dhe e vërtetë në terren, janë ilustrim i përballjes së shtetit me spekulantë race, për të cilët duhet të jemi të përgatitur.

Raste të tilla, edhe pse nuk janë zbuluar, mund të ketë me dhjetra në tenderat e Shqipërisë, që nga filialet e kompanisë “Alpine” të Fahriut, që i zuri gjithë shtetet e Ballkanit me radhë për t’u marrë firmat,  e deri tek kjo e fundit.

E vërteta e hidhur është se ky fenomen në Shqipëri, nuk ndodh sepse vërtet dikush kujtohet të fitojë ndonjë tender në Shqipëri me letra fallco, por se punët e mëdha publike tek ne, janë me fitues të paracaktuar, të cilëve qeveria u thotë “bëni letrat dhe merrni punën”.

Me emrin e tyre të vërtetë, ata mund të jenë shumë më të nderuar, por bien në sy, se marrin shumë punë dhe i hyjnë aventurave të tilla, për t’u maskuar vetë dhe për të demaskuar qeverinë. Ky është çmimi i mungesës së garave reale, të cilat kanë nevojë gjithnjë për letra fallco./Tema/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Oku: 10/12/2018 07:56

    Duhet te kete kthyer ndonje dopjo raki me Dash Shehin qe flet marrezira :) Uji eshte ketu, e ky thote shkoni te burimi Deformoje realitetin deformoje, si zakonisht teori konspirative po kush ka dy pare tru ne koke nuk te beson as ty, as Edin, Saliun, Ilirin, Monen, Lulin dhe te gjithe te tjeret nga pas. Ju (shumica e tipit tend dhe ketyre me siper qe permenda) qe keni 30 vjet qe mbani peng Shqiperine me afera e shantazhe, dizinformime dhe kazane rrenash nuk ju beson njeri. Merrini triumfet dhe fitoret ne tavoline me dallavere por njerzit (po ti pyesesh c'mendim kane) nuk ju duan as per t'ju pare as per te lexuar e jo me per t'ju besuar. Shkruani per rrethin tuaj te ngusht shoqeror asgje me shume. Vazhdo rakine e dehu sa me shume se komedia jote eshte edhe me interesante se shume humore. Flirto me Saliun tend te dashur pas komedise.

    Përgjigju
  • Saimir: 10/12/2018 01:53

    O Merooooo akoma ke ngelur te Saliu ... fol ore per keta qe po vjedhin me keq nga ai plehra ... po lere mor burr servilizmin dhe behu objektiv!

    Përgjigju
  • Teli: 09/12/2018 19:54

    Po si nuk e trajton asnjehere problemin pa berishen .tu ka ngulur ne tru dhe nuk e adreson problemin korrekt .je totalisht i pa besushem .Futi ndonje rifresh ndonje here .

    Përgjigju
  • sapa: 09/12/2018 14:45

    I prodhon mungesa e SHTETIT dhe asgje tjeter!Deri tani ne kete moment data 9.12 2018 nuk ka shtet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare