Sipas njoftimit nga Financat, janë shitur 812 milionë lekë obligacione pesëvjeçare me interes fiks, nga 1 miliardë të ofruara prej qeverisë, si dhe 4.52 miliardë lekë obligacione me normë të lëvizshme interesi, nga 4.5 miliardë të ofruara. Në përfundim të ankandit, është pranuar një kupon për letrat fikse me vlerë 9.53 për qind në shkallë vjetore dhe një kupon indikativ më i lartë për ato me interes të ndryshueshëm, në masën 9,5 për qind në vit. Në ankandin e mëparshëm, obligacionet 5-vjeçare fikse u shitën me interes 9.5 për qind dhe ato “float” me 9.13 për qind.
Deri tani, letrat pesëvjeçare kanë qenë instrumentat e borxhit qeveritar me interes më të lartë, ndonëse shumë rrallë tregtohen edhe obligacione 7-vjeçare, por këtë vita to nuk janë hedhur në treg. Me këtë kosto, për çdo 10 lekë që merren borxh, qeveria është e detyruar të paguajë gati 1 lek.
(aq/shqiptarja.com)