TIRANE- Ministria e Financave njoftoi se sot u zhvillua ankandi i bonove të Thesarit, 3-mujore dhe 12-mujore në Bankën e Shqipërisë. Bonot me afat tremujor maturimi do të emetohen më datë 3 maj, data e maturimit të tyre është 2 gushti dhe shuma e përgjithshme e shitur ka qenë 3.2 miliardë lekë, nga të cilat Banka e Shqipërisë ka blerë 2.59 miliardë lekë.
Interesi i këtyre bonove në shkallë vjetore ka qenë 5.31 për qind, me një rritje minimale ndaj ankandit te kaluar, kur janë shitur me interes 5.30 për qind. Ndërkohë, bonot njëvjeçare maturohen më datë 2 maj 2013 dhe shuma e përgjithshme e shitur sot ishte 9.2 miliardë lekë, nga të cilat Banka e Shqipërisë bleu 150 milionë lekë.
Në krahasim me ankandin e mëparshëm, bonot njëvjeçare kanë shënuar të njejtën normë interesi, 7.35 për qind.
(gk/jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com