LETRAT/ Si e spiunonte Nexhmie
Hoxha në shpella Ramize Gjebrenë

LETRAT/ Si e spiunonte Nexhmie<br />Hoxha në shpella Ramize Gjebrenë
TIRANË - Raporti i Ramize Gjebresë me Nexhmije Hoxhën, e para e pushkatuarnjë ditë marsi të 1944 dhe e dyta e gjallë ende sot, në moshën 95 vjeçare, është një raport që mban brenda një ngërç të çuditshëm, si një kafshatë që nuk kapërdihet. Nexhmije Hoxha është shfajësuar gjithmonë se nuk ka pasur as dijeni, jo më dorë në pushkatimin e Ramize Gjebresë. Por kurrë, sa herë pyetet në intervista për të, asnjëherë, nuk ka ka folur me simpati për të. Ramize Gjebrea, ishte e zgjuar, energjike, e civilizuar, një shpirt i bukur që rendte pas idealeve viteve të luftës. Pushkatimi i saj, tani, kaq dekadash, i zbardhur përmes dokumenteve të kohës, s’ka asnjë dyshim që ishte një krim i tmerrshëm e i shëmtuar. Një tufë burrash që vendosën dhe e pushkatuan pse ajo dashuroi. Në një kohë që të gjithë ata ishin në lidhje dashurore, e më vonë i kurorëzuan me martesë lidhjet e tyre të luftës, në një kohë kur Enver Hoxha ju jepte këshilla mbi dashurinë dhe seksin shokëve të tij komunistë dhe i mësonte si të qëndronin larg skandaleve që mos i merrnin vesh ballistët.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë