Levina,pjesëmarrësja e Gjermanisë
në Eurovision 2017 viziton Tiranën

TIRANE-Levina këngëtarja që do të përfaqësojë Gjermaninë në Eurovision 2017 ka ardhur në Shqipëri për promovimin e këngës pjesëmarrëse, “Perfect Life”.
 
Isabella Lueen e njohur me emrin e artit ‘Levina’ kërkon nga shqiptarët t’i besojnë votën në natën finale të 13 Majit.
 
Ajo shprehet se synimi i saj ka qenë të vizitojë disa shtete të Europës pjesëmarrëse në Eurovision sidomos ato vende ku nuk ka qenë. Në Shqipëri vjen për herë të parë.
 
Levina: Kënga e Linda Halimit është e shkëlqyer
Ajo është njohur edhe me këngën që vendi ynë përfaqësohet në Eurovision të cilën e vlerëson pozitivisht.
 
“Unë mendoj se është një këngë e fuqishme dhe zëri i Lindës është i shkëlqyer, është interesante pasi ajo është një vajzë trupvogël por me zë të fuqishëm. Të gjitha janë në favor të saj për të zënë një vend të mirë në listë", thotë Levina.
 
Këtë vit vendi pritës i festivalit Europian të Këngës do të jetë Ukraina. Dy netët gjysmë finale do të zhvillohen në datat 9 dhe 11 maj, ndërsa nata e madhe finale më 13 Maj.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Ministria e Arsimit pezullon përkohësisht procesin mësimor në 77 shkolla! Ja lista

Moti i keq/ Ministria e Arsimit pezullon përkohësisht procesin mësimor në 77 shkolla! Ja lista