ELBASAN- Emijan Hysa ka rënë në prangat e policisë pasi qarkullonte me armë zjarri me vete.

30-vjeçari u kap me kallashnikovë e cila në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit automatik dhe municioni luftarak.

Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i Emiljan Hysa 30 vjeç, banues në Muriqan, Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.