TIRANE-  “Hendeku mes kryetarit të Partisë Drejtesi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizit, dhe komunitetit Cam është gjithnjë më i thellë pasi ai kërkon drejtori, ndërsa ky komunitet kërkon zgjidhjen e çështjes çame.”

Akuzat janë bërë nga Lëvizja çame nëpërmjet një deklaratë për shtyp, ndërsa i kanë kërkuar parlamentit shqiptar të japë votën pro rezolutës për zgjidhjen e çështjes çame dhe të mos e lidhin atë me “personazhin e Idrizit dhe shpurën e tij”.

Në deklaratë theksohet se Lëvizja çame është e vetëdijshme se klasa politike shqiptare mund të ndihet e përdoruar politikisht dhe se kanë perceptimin se i vetmi që përfiton elektoralisht nga aprovimi i kësaj rezolute është Shpëtim Idrizi.

Sipas Levizjes Came rezoluta duhej të ishte cuar në parlament në fillim të kësaj legjistalure dhe jo në ditët e fundit aq më pak në prag të zgjedhjeve parlamentare, dhe kjo gjë i është propozuar me dhjetra herë edhe z Idrizi.

Levizja Came gjithashtu thekson se i ka kërkuar kreut të PDIU që të mos negocionte me qeverinë asnjë marrëveshje politike pa pa përcaktuar fillimisht mënyrën se si do të trajtohej rezoluta dhe çështja çame,kërkesë që nuk u mor parasysysh.

" Komuniteti ynë i kërkoi me insistim z. Idrizi të mos negocionte dhe të Mos merrte në përgjegjësi administrative drejtori si ato të zhavorrëve, patentave, barnave dhe të tjera drejtori që nuk kanë asgjë të përbashkët më Kauzën tonë. Komuniteti Çam kërkonte dhe kërkon Rezolutën si dhe hapa të tjerë konkret që çojnë drejt zgjidhjes së Çështjes Çame "thuhej në deklaratë.

Deklarata mbyllet me thirrjen ndaj komunitetit cam për të votuar në zgjedhjet e 23 qershorit përfaqësuesit e kësaj lëvizje, të cilët zgjidhjen e cështjes Came do të kënë objektivin kryesor.

(sg/shqiptarja.com)