FIER - Lëvizja Çame në qytetin e Fierit prezantoi kandidatin për deputet në qarkun e Fierit, Nimet Musai. Në prezantimin e kandidatit për deputet ishin mbi 1000 pjesëmarrës. Musai akuzoi Shpëtim Idrizin se ka kthyer PDIU në biznes privat që e “menaxhon për qëllime private”. Ai ftoi çamët e Fierit t’i bashkohen në masë Lëvizjes Çame.

“Shpëtim Idrizi shiti Rezolutën Çame për drejtori. Votoi për Prokurorin në shkëmbim të AKU, gënjeu për studion britanike. Kjo është tradhtia më e madhe që mund t'ju bëhet çamëve”- tha Musaj.

Ndërkohë, kryetari i lëvizjes çame, Artur Dojaka deklaroi se kjo lëvizje është e gatshme për bashkëpunim me çdo individ, forcë apo institucion i cili është i përkushtuar ndaj Çështjen Kombëtare Shqiptare dhe ka synime konkrete dhe serioze në përmbushjen e këtij misioni.

“Do të nxjerrim kauzën çame nga errësira që e ka degenisur Idrizi. Do të punojmë në 5 qarqet që është përqendruar komuniteti ynë”- tha Dojaka

Mijëra çam të rrethit të Fierit ju bashkohen në masë Lëvizjes Çame.

Redaksia Online
(sg/Gre.M/Shqiptarja.com)