Lëvizja e Bashës, plani për
spastrimin e kritikëve në PD

Lëvizja e Bashës, plani për<br />spastrimin e kritikëve në PD
Pas humbjes në Dibër, kryetari i opozitës Lulzim Basha, ka vendosur t’u përgjigjet kundërshtarëve brenda partisë, sidomos Eduard Selamit dhe Majlinda Bregut, duke nisur një aksion të ri politik, në funksion të forcimit të pozitave të tij në parti, izolimit të kundërshtarëve brenda partisë, justifikimit të humbjes, përgatitjes për sfidën e 2017 dhe projektimin e listës për 2017. Burime pranë selisë blu, bënë me dije se kryetari i opozitës, javën e ardhshme do të nisë një tur takimesh në të gjithë Shqipërinë, me një strategji të qartë. Turi Bashës vjen pas konfirmimit të Berishës për të qëndruar në krye të PD edhe pas humbjes së zgjedhjeve në Dibër.

Zgjedhjet e 2017
Kryefjala e këtij turit të kryetarit të opozitës do të jenë garancitë dhe marrja e masave për ruajtjen e votave në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Më shumë se tek deformimi i votës gjatë procesit, PD do të fokusohet tek masat kundër ndikimit të parave të zeza në rezultatin e zgjedhjeve. Nisur nga përvoja në Dibër, në korridoret e PD lakohen disa teza dhe ide nga më radikalet. Propozimet nisin që nga bojkoti i zgjedhjeve për të evituar një humbje të pestë, tek prishja e zgjedhjeve, destabilizimi i vendit, revolucionet, kushtet e ekstreme, marrëveshjet me njerëzit e krimit, ngritjen e grupeve të dhunshme nën modelin e Korpusit Azem Hajdari etj. Megjithatë, gjithçka pritet të qartësohet në ditët dhe javët në vijim, ku opozita do të fokusohet tek Reforma Zgjedhore, kryesisht tek teknologjia në zgjedhje dhe mënyra e financimit të partive, ku pritet të propozojë dënime ekstreme për krimet zgjedhore. Gjithsesi, sipas të gjitha gjasave, opozita do të ndjekë strategjinë e Dibrës edhe për zgjedhjet e 2017. Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar, përveç Selamit, Bregut dhe Imamit, të gjithë vlerësuan si të suksesshme strategjinë dhe angazhimin e madh në Dibër, por kujtuan se ndikimi i drogës ishte më madh nga sa ishte parashikuar.

Ndëshkimi i kundërshtarëve
Lëvizja e Lulzim Bashës do të jetë edhe një përgjigje ndaj Eduard Selamit, Majlinda Bregut dhe kritikëve të heshtur, të cilët kërkuan mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të marrë në analizë lidershipin e Bashës. Gjatë takimeve, kreu i opozitës pritet të justifikojë tre humbjet, duke theksuar panevojshmërinë e mbledhjes së forumeve të larta drejtuese. Meqenëse zgjedhjet parlamentare po afrojnë me shpejtësi dhe ky mund të jetë turi i parafundit i Bashës, ky i fundit, gjatë kësaj lëvizje, pritet që të projektojë edhe listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 2017. Dy janë momentet kur kryetari lan hesapet më kundërshtarët në parti: Gjatë hartimit të listës së kandidatëve për deputetë si dhe gjatë zgjedhjeve për forumet e larta të partisë. Nuk ka dyshim se lista e Bashës pritet të dominohet nga rrethi i tij i të besuarve, që përbëjnë sot lidershipin e PD, nga lista e Berishës si dhe nga 49 kandidatë në radhët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Këto tre komponentë rrezikojnë seriozisht pozitat e shumicës së anëtarëve të grupit parlamentar demokrat.

Shmangia e analizës
Synimi i dytë i aksionit politik të Lulzim Bashës është evitimi i analizave për tre humbjet e fundit, disfatën në zgjedhjet parlamentare të 2013, humbjen në zgjedhjet e 2015 si dhe humbjen në Dibër. Me anë të takimeve me demokratët, Basha do të shmangë mbledhjen e Këshillit Kombëtar, për të analizuar përgjegjësitë e lidershipit të PD për rekordet negative në zgjedhjeve. Takimet do të shërbejnë për të bërë të besueshme alibinë, sipas të cilës PD po humbe jo se nuk i besojnë shqiptarët, jo se nuk ka program dhe vizion, jo se nuk ngjall shpresë, por për shkak paktit të pushtetit me kartelet e drogës.
 
Lista e Bashës
Nuk ka dyshim se lista e Bashës pritet të dominohet nga rrethi i tij i të besuarve, që përbëjnë sot lidershipin e PD, nga lista e Berishës si dhe nga 49 kandidatë në radhët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
 
Garancitë
Kryefjala e këtij turit të kryetarit të opozitës do të jenë garancitë dhe marrja e masave për ruajtjen e votave në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nisur nga përvoja në Dibër, në korridoret e PD lakohen disa teza dhe ide nga më radikalet.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!