Lëvizja e gjedhëve drejt thertoreve 
MB:Monitorimi bëhet nga specialistët

Lëvizja e gjedhëve drejt thertoreve <br />MB:Monitorimi bëhet nga specialistët
Ministria e Bujqësisë deklaroi lejimin e lëvizjes së gjedhëve vetëm drejt thertoreve brenda vendit të origjinës.
 
Nëpërmjet një deklarate për mediat, Drejtori i Sherbimit Veterinar të Ministrisë së Bujqësisë, Edi Ferro tha se janë marrë të gjitha masat dhe se i gjithë procesi do të jetë nën monitorin nga specialistët.

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave ka marrë masën e lejimit të lëvizjes së kafshëve të gjalla të llojit gjedh nga fermat vetëm në drejtim të thertoreve brenda territorit të  origjinës. Për marrjen e masave kundër sëmundjes dermatozës modulare janë reduktuar masat shtrënguese të bllokimit total të lëvizjes duke lejuar lëvizjen e tyre në drejtim të një thertoreve brenda qarkut të origjinës. Shërbimi veteriner në drejtoritë e bujqësisë do të informojë fermerët që mbarështojnë gjedh e do monitorojnë lëvizjet dhe mjeteve të transportit dhe do informojë drejtorinë veterinare. Kjo e fundit do të bashkëpunojë me AKU për të bashkërenduar punën për monitorimin e tregjeve dhe thertoreve’ tha ai.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!