Lëvizja Vetëvendosje dërgon ankesë në Gjykatën Supreme për LDK-në: Kanë manipuluar votat e ardhura me postë

Lëvizja Vetëvendosje dërgon ankesë në Gjykatën Supreme për LDK-në: Kanë manipuluar votat e ardhura me postë

Selia e Levizjes Vetvendosje

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Gjykatën Supreme një ankesë lidhur me procesin zgjedhor të kutive të votimit me postë pasi kërkesën e parë ia hodhi poshtë Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Vetëvendosje akuzon LDK-në për manipulim të votave të ardhura përmes postës dhe kërkon anulimin e tyre.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! duke qenë e bindur dhe duke e dëshmuar me fakte e prova të pakontestueshme skemën kriminale të manipulimit me vota përmes postës, sot brenda afatit ligjor ka dorëzuar në Gjykatën Supreme ankesën e saj në lidhje me këtë proces.  

Lëvizja VETËVENDOSJE! edhe njëherë kërkon anulimin e 18.933 votave të LDK-së të ardhura në mënyrë të manipuluar, rivotimin me postë dhe largimin nga lista të kandidatëve që kanë marrë vota në mënyrë të pakrahasueshme më shumë përmes votimit me postë sesa në vendvotime në Kosovë dhe moszëvendësimin e tyre me anëtarë të tjerë të LDK-së”- thuhet në kërkesë.

Vetëvendosja thotë se vetëm përmes pranimit të ankesës së saj mund “të rivendoset legjitimiteti” i zgjedhjeve në Kosovë.

“Faktet kanë dëshmuar për një vjedhje industriale të votave dhe presim nga Gjykata Supreme që të korrektojë vendimin e padrejtë të PZAP-së e të marrë vendimin e duhur për ta parandaluar një precedent të tillë në të ardhmen," thuhet më tej.

 

H.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Basha nga Athina i përgjigjet Ramës pas ironisë nga Vlora: Trami, trami, po inceneratori boni namin

Basha nga Athina i përgjigjet Ramës pas ironisë nga Vlora: Trami, trami, po inceneratori boni namin