Lëvizja Vetëvendosje: Kosova, në disavantazh përballë Serbisë për faj të Biden! Richard Grenell: E komplimentuat 4 vite dhe shkonit në konventat e tij

Lëvizja Vetëvendosje: Kosova, në disavantazh përballë Serbisë për faj të Biden! Richard Grenell: E komplimentuat 4 vite dhe shkonit në konventat e tij

Richard Grenell

I dërguari i SHBA për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka reaguar lidhur me ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë se gjatë administratës së ish-presidentit Joe Biden, vendi ka pësuar disavantazh përballë Serbisë.

"Administratat Biden dhe Obama e kanë vënë Kosovën në një pozicion të pafavorshëm kundrejt Serbisë”,- është shprehur kryeparlamentari i Kosovës dhe njëkohësisht nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Grenell ngre pyetjen se përse partia në pushtet në Kosovë nuk është ankuar më parë për disavantazhin që administrata Biden i ka shkaktuar vendit, në dialogun me Serbinë.

Ai shton se kjo jo vetëm që nuk ka ndodhur, por për më tepër, Lëvizja Vetëvendosje ka komplimentuar presidencën Biden dhe ka frekuentuar rregullisht konventat e Partisë Demokratike në SHBA.

“Ata kaluan 4 vitet e fundit duke komplimentuar Joe Bidenin dhe duke marrë pjesë në konventat dhe festat e tij.

Pse nuk u ankuan kurrë më parë?”,- shkruan Grenell.

Kjo është hera e parë që pas inaugurimit të Trump, që Grenell komenton lidhur me Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht për marrëdhënien e tensionuar Kosovë-Serbi.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kollodoku: 23/01/2025 11:09

    Shko mer zar i serbit. Po jep mend ti rob i deshtum

    Përgjigju
  • Iris: 23/01/2025 04:15

    Ik ore mbushu!Trumpi jot nuk njeh Kushtetuten e vendit te vet e tani do na shpetoje Kosoven,o z.Grenell sejmeni?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

‘Në mandatin e katërt, rrisim pagën mesatare në 1 mijë euro’, Rama-emigrantëve në Athinë: Kush ka kurajon të kthehet në Shqipëri, do të ketë mundësinë që e kanë këtu

‘Në mandatin e katërt, rrisim pagën mesatare në 1 mijë euro’, Rama-emigrantëve në Athinë: Kush ka kurajon të kthehet në Shqipëri, do të ketë mundësinë që e kanë këtu