Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se më 7 qershor, Lëvizja Vetëvendosje do të garojë me numrin 116, që e mbante edhe në zgjedhjet e kaluara.

Në postimin në rrjetet sociale, ai vë në kontrast këtë detaj me aspiratën për të marrë tashmë 60% të votave, ndryshe nga 51.1% që mori më 28 dhjetor.

“Numri ynë në zgjedhjet e 7 qershorit, është i njëjtë me numrin që patëm në zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit të kaluar, pra 116.

Ajo që do të ndryshojë këtë herë është përqindja e votave, nga 51.1% sa ishte në dimër, tani do të jetë 60%, ndoshta edhe më shumë.

Para qytetarëve të Lipjanit, të cilët nuk do ta ndërrojnë dorën më 7 qershor, fola për ligjet që kemi miratuar për pak javë si Qeveri Kurti3.

Ligjin për çmimet tavan për produktet bazë e votuam në të dy leximet, dhe ashtu siç e premtuam e bëmë edhe pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik që marrin pagë nga buxheti i shtetit, gjithashtu e kemi votuar edhe buxhetin prej 4 miliardë euro”, shkruan Kurti.

LVV-ja ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Guxo, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane.

Afrimi më i rëndësishëm i prezantuar nga Kurti është Krenare Çerkini, të cilën ai e përshkroi si profil akademik me përvojë ndërkombëtare në arsim dhe rini. Përtej saj, LVV nuk pati lëvizje të tjera publike.

P.J/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 14 Maj, 10:01

    PS e PD miratojnë rezolutë, besoni se do anëtarësohemi në BE deri në 2030?