Lëvizja Vetëvendosje: Nuk
pranojmë rikthimin e UNMIK-ut

Lëlvizja Vetëvendosje kundërshton rikthimin e UNMIK-ut në Kosovë.

Gjatë mbledhjes së radhës të Komitetit për Komunitete zhvilluar dje, përveç përfaqësuesve të OSBE-së, aty ishte prezent edhe pjestar i ri, Nevzat Qorrolli, përfaqësues i UNMIK-ut.

Prezenca e Qorrollit u kundërshtua nga përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komitet, Bujar Ukzmajli.

Ky i fundit kërkoi që Qorrolli të largohej nga takimi duke thënë se mandati i UNMIK-ut ka përfunduar. Qorrolli nuk është larguar dhe ka qenë Ukzmajli, ai i cili ka braktisur mbledhjen në mënyre demonstrative.

Edhe gjatë mbledhjes së 24 shkurtit, propozimi i kryesuesit të Komitetit Osman Emini, që në mbledhjet e tjera do të marrë pjesë edhe një përfaqësues i UNMIK-ut në cilësinë e monitoruesit, është kundërshtuar nga Ukzmajli.

UNMIK është një kontigjent ushtarak shumëkombësh i vendosur në Kosovë, sipas një vendimi të OKB-së.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Rama inspekton Tregun e Rusit në Shkodër! Benet Beci: Rikonstruktimi në kohë rekord

Rama inspekton Tregun e Rusit në Shkodër! Benet Beci: Rikonstruktimi në kohë rekord