Lëvizje brenda PD, Patozi: Unë
Topalli e Bregu opozitë Bashës

Lëvizje brenda PD, Patozi: Unë<br />Topalli e Bregu opozitë Bashës
Grupi i të pakënaqurve me kryetarin e PD, Lulzim Basha ka paralajmëruar muaj më parë nisjen e një lëvizje për demokratizimin e PD. 

Kritikat ndaj Bashës u ashpërsuan pas mospërfshirjes në listat e deputetëve të 25 qershorit. Kur kanë kaluar katër muaj nga zgjedhjet për Kuvendin, ish-nënkrytari i PD, Astrit Patozi ka deklaruar për "Oktapod" se së shpejti do nisë lëvizja brenda PD.

Ai foli me emra duke konfirmuar që në lëvizjen e tij do të jenë Topalli, Bregu dhe shumë të pakënaqur të tjerë ndaj Bashës, të cilët futen te i quajturi grupi anti-Basha.

"Unë jam i detyruar ta pranoj, pasi unë jam konformist. Por unë e njoh atë si kryetar të PD-së në momentin kur ai do të pranojë fraksionin kundër brenda partisë. Pra kjo do të thotë ekzistencën e një mendimi ndryshe në PD”, tha Patozi duke shtuar se ky fraksion duhet të përfaqësohet me poste.

Po sigurisht, ku keni parë ju që gjeneralët të rikthehen si ushtarë të thjeshtë. Vetëm një i marrë mund ta mendoj këtë gjë”

Gjithashtu, ish-deputeti i PD-së, Patozi ka ndryshuar mendim në lidhje me mospërfshirjen në listën e deputetëve nga kreu i asaj partie, Lulzim Basha, duke u shprehur se është ndjerë i çliruar që nuk ishte pjesë e asaj mbledhjeje ku rrodhën votat.

Kur e mësova në fillim që nuk isha në listën “Basha”, kisha një lloj keqardhjeje, pasi mendoja se isha ende i zoti të qëndroja në fushë. Me kalimin e kohës, me prezantimin e grupit të PD-së, jam ndjerë i çliruar që nuk isha pjesë e asaj mbledhjeje ku rodhën votat” - tha Patozi.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt

Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt