Lëvizje në Polici/ Ndryshohen drejtuesit në Vlorë dhe Fier

Lëvizje në Polici/ Ndryshohen drejtuesit në Vlorë dhe Fier

Artion Duka dhe Gentjan Shehaj

Pas kupolës drejtuese në policinë e shtetit, kanë filluar lëvizjet edhe në qarqe. Drejtori i Policisë së Vlorës është transferuar në Tiranë në Akademinë e Sigurisë.

Gentjan Shehaj ishte emëruar në krye të Policisë së Vlorës në muajin prill të vitit 2017, por dje është firmosur urdhri i transferimit nga detyra. Në vendin e Shehajt është emëruar Artion Duka.  

Ai ka qenë, shef i komisariatit nr.2 në Tiranë, drejtor i Forcës së Posaçme operacionale dhe së fundmi drejtor i Policisë Berat, ndërsa tashmë është emëruar në qarkun e Vlorës.

Duka është emër i njohur pasi në kohën e Tahirit u hetua për pajisjen përgjuese “IMSI Catcher”.

Edhe drejtori i Policisë së Fierit, Albert Nushi, pas dy vitesh në këtë post u transferua nga detyra, duke u komanduar nëndrejtor për Rendin në Policinë e qytetit të Elbasanit. Drejtimin e Policisë së Fierit e merr, Andon Duka, i cili mbante postin e zv.drejtorit të policisë në këtë qark.

Nuk përjashtohet mundësia që lëvizjet e nisura nga Vlora të vijojnë edhe në qarqe të tjera të vendit në nivel drejtuesish.

Në media është publikuar edhe lëvizja e kreut të policisë Tiranë Kastriot Skënderaj, por i kontaktuar nga Report Tv ai deklaroi se vazhdon të jetë në krye të detyrës, përgjigje e njëjtë kjo dhënë edhe nga kryepolici Ardi Veliu çka mohoi lëvizjen tek drejtoria e Tiranës.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • andi: 10/03/2019 07:36

    Gentian Shehaj eshte njeriu me i paafte qe ka policia ! Sdi te beje asgje vec jehova hesapi lutet qe mos ndodhin krime kaq. Katrahure policia shtetit

    Përgjigju
  • Arlind Hoxha: 10/03/2019 03:13

    Gentjan shehaj eshte profesionist i madh . Me k..e kandari nuk ka eshte fatkeqesi ne policine e shtetit injorant medioker sharlatan i paafte dhe hakmarres .

    Përgjigju
  • rik: 09/03/2019 20:24

    Shehaj ka qen gjithmon ne detyr si me PD me PS. person me kualitet dhe profesionist

    Përgjigju
  • Juna: 09/03/2019 18:01

    Me burre debil se ky gentian shehaj skam pare e degjuar. Bente si burr i ndershem ama peqe urdhero i rrinte geronit

    Përgjigju
    • xhimi: 09/03/2019 20:11

      Juna o zemra per cilin geron e ke fjalen...

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar