Rinovohen drejtorët e policive në 12 qarqe, ikin të gjithë të vjetrit, vetëm 1 mbijeton! Në Tiranë Elton Alushi zëvendëson Tonin Vocajn (EMRAT)

TIRANË- Pas disa javësh konkurrimi, 12 drejtoritë e qarqeve të Policisë së Shtetit kanë këtë të enjte drejtuesit e rinj. Emrat e tyre u prezantuan sot nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, në një ceremoni të organizuar në ministri.

Po kush janë emrat që ikin dhe kush janë të rinjtë

Pas gati 2 vitesh në drejtimin e Policisë së Tiranës, oficeri i karrierës Tonin Vocaj, që mbi supe mbajti detyrat më të rëndësishme të bluve, largohet duke i lënë vendin brezit të ri. Elton Alushi, nga zv/drejtor në Vlorë emërohet në qarkun kryesor në vend, për të vijuar punën e vështirë të një metropoli që prodhon çdo ditë telashe.

Së fundmi, Alushi ka mbajtur edhe detyrën e shefit të Komisariatit të Krujës. Në Durrës emërohet Vilson Bala, pas detyrës së vështirë për drejtimin Operacionales dhe Komisariatit nr. 6, duke zëvendësuar Skënder Hitën, i cili emërohet në Fier, duke zëvendësuar Lorenc Panganikën.

Pavarësisht se u rendit i 16-i në renditjen e pikëve, ministri Hoxha ka parë të arsyeshme të vijojë drejtimin nga Hita, me karrierë në Durrës, Dibër dhe Shkodër.

Eksperienca në Akademinë e Sigurisë e Fatmir Hoxhës është parë e udhës të emërohet në Elbasan, në qarkun që deri para pak kohësh e drejtonte kryepolici Ilir Proda. Fatmir Lleshaj zëvendëson Edmond Sulajn në Shkodër, duke nisur sfidën me një prej qarqeve më të vështirë në vend.

Prova e parë është zbardhja e atentatit me 4 viktima në Dobraç më 30 tetor. Nga gara për drejtor të përgjithshëm te emërimi në drejtues të Policisë së Lezhës, Altin Mena zëvendëson Alfred Elezin.

Kukësi do të drejtohet nga Gentian Berberi, me detyra si zv/drejtor në Vlorë e Lezhë, duke zëvendësuar Artan Bajraktarin.

Vendi i lënë bosh nga Dhimitraq Ziu në Dibër plotësohet nga Artion Duka, ndërsa Kastriot Skënderin në Berat e zëvendëson Luigj Vathi, nga eksperienca e gjatë e menaxhimit të protestave si zv/drejtor i Tiranës në vitet e fundit.

Nga drejtues i AMP-së së Tiranës deri para pak vitesh, Elidon Çela do të menaxhoj qarkun aspak të lehtë të Vlorës, duke zënë vendin e Ermal Muçajt, ndërsa Gjovalin Loka i dorëzon detyrën Erion Ahmetit në Korçë, pas vitesh në Policinë Rrugore. Ish-zv/drejtori i Tiranës, i cili së fundmi ka drejtuar Kufirin dhe Migracionin në Durrës, Altin Merizaj, zëvendëson Ardian Çipën në Gjirokastër, i cili zgjodhi të tërhiqej nga gara për drejtor qarqesh.

Drejtorët e policive në qarqe: Kush ikën e kush vjen
Qarku Tiranë 
Ikën Tonin Vocaj     -       Vjen Elton Alushi
Qarku Shkodër
Ikën Edmond Sulaj -       Vjen Fatmir Lleshaj
Qarku Elbasan
Ikën Ilir Proda        -         Vjen Fatmir Hoxha
Qarku Vlorë 
Ikën Ermal Muçaj    -       Vjen Elidon Çela
Qarku Durrës
Ikën Skënder Hita    -       Vjen Vilson Bala
Qarku Korçë 
Ikën Gjovalin Loka     -     Vjen Erion Ahmeti 
Qarku Gjirokastër
Ikën Ardian Çipa         -    Vjen Altin Merizaj 
Qarku Berat
Ikën Kastriot Skënderi -     Vjen Luigj Vathi
Qarku Kukës 
Ikën Artan Bajraktari     -    Vjen Gentian Berberi 
Qarku Dibër 
Ikën Dhimitraq Ziu       -      Vjen Artion Duka 
Qarku Lezhe
Ikën Alfred Elezi           -      Vjen Altin Mena
Qarku Fier
Ikën Lorenc Panganika  -     Vjen Skënder Hita

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kushtrim: 14/11/2024 22:47

    Kenua eshte toyboy i shefes madhe ndaj e mori me vete ne fier

    Përgjigju
  • ouuu: 14/11/2024 17:22

    po ky skenderi ishte i 15 ne liste me sa po lexojme si i kaloi tre vende pernjehere ishte poshte tonin ndocit

    Përgjigju
    • Polic #: 14/11/2024 21:25

      Keno është djalë me norma profesionale dhe etike!! Se e keni inat ti falim hakun!! Ka luftuar dhëmb për dhëmb tek shkolla shejnaze Juka në Shkodër a thua se do të kandidonte vetë! Trim dhe i mençur!! Urime drejtor!!

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Qëndrimet e gabuara të mjeteve, ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë

FOTOLAJM/ Qëndrimet e gabuara të mjeteve, ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë