Lëviznin me armë në makinë, arrestohet 19-vjeçari në Durrës, në kërkim shoku i tij! Rrezikuan jetën e efektivëve pasi tentuan të arratisen

Lëviznin me armë në makinë, arrestohet 19-vjeçari në Durrës, në kërkim shoku i tij! Rrezikuan jetën e efektivëve pasi tentuan të arratisen

Policia e Durrësit ka arrestuar një 19-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 32-vjeçar pasi qarkullonin me armë zjarri me vete.

Orgito Vathaj dhe Azem Allçi, të cilët udhëtonin me një makinë tip ‘Ford’ nuk i janë bindur urdhrit të policisë për ndalim, por sapo kanë parë efektivë, kanë shtuar shpejtësinë për t’u larguar duke rrezikuar edhe jetën e punonjësve të policisë.

Policia u është vënë në ndjekje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të  Orgito Vathajt 19 vjeç (pasagjer).

Gjithashtu, kanë shpallur në kërkim Azem Allçi, 32 vjeç, banues në Manzë, i cili mundi të largohej duke përfituar nga errësira.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Vijon puna për kapjen e drejtuesit të automjetit, Azem Allçit, Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë" dhe "Moskallëzimi i krimit".

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë