Ilir Shyti, djali i Roland Shytit, të ashtuquajturit “Mustaqekuqi” i “Hakmarrjes për Drejtësi” u arrestua nga policia në Tiranë.
Forcat “Shqiponja” i gjetën një pistoletë brenda një “Audi” të blinduar që u ndalua nga policia pranë stadiumit “Arenda Kombëtare”.
Arma ishte në një çantë të zezë të vendosur në pjesën e pasme të makinës me targa polake, dhe blutë dyshojnë se i përket 28-vjeçarit, bashkë me një fenelinë si ato të policisë.
Makina e blinduar drejtohej nga një punonjës i Gardës së Republikës, Erion Ramaj, 40 vjeç, të cilit gjithashtu iu gjet një pistoletë. Gardisti me gradën komisar përfundoi në pranga, ndërsa nisën verifikimet nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për armën që iu gjet gjatë kontrollit fizik. Burimet thonë, se gardisti ka deklaruar se arma është e shërbimit, dhe se bënte truprojën e Ilir Shytit.
Në automjetin e blinduar të ndaluar nga policia ishin edhe 2 ushtarakë, Leonard Murataj, 42 vjeç, dhe Ernest Selmani, 46 vjeç, të cilët gjithashtu u arrestuan.
Bashkë me gardistin, ata kanë deklaruar se nuk kishin dijeni për pistoletën që u gjet brenda çantës dhe që policia dyshon se është e djalit të Roland Shytit.
Ky i fundit, është një nga personat e përfshirë në dosjen e njohur si “Hakmarrja për Drejtësi”, një organizate që u akuzua për një sërë ngjarjes të rënda mes viteve ’92-’96. I konsideruar një prej proceseve gjyqësore më të debatueshme në Shqipëri, që zgjati rreth 27 vjet dosja Hakmarrja për Drejtësi me 10 të pandehur, përfundoi në disa shkallë gjykimi, derisa në 2023-shin në Gjykatën e Lartë i vulosi pafajësinë, përfshirë Roland Shytit.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
-
Ku eshte problemi gardisti ate pune di te bej pas orarit ka punu shoqerues per te mbajt familjen ca problemi ka a ka security privat ne gjith boten ne shqiperi lejohet dypunesimi e kaq. Do rrijn robt pa buk se merziten kto qe rrijn ter diten ne kafe e pertojn me punu
Përgjigju -
Makinen e leshuan mbreme Dhe njerezit.. pa merak Mbani lajmin kot.
Përgjigju-
Leri te festojne rilindasit sadopak or teeeejjjjj
-









Komente
Komento