Me armë në makinë, pranga 2 të rinjve në qendër të Tiranës! Sekuestrohen 82 mijë dollarë, pranga e lekë! VIDEO e arrestimit

TIRANË- Dy të rinj, 19 dhe 20 vjeç, janë arrestuar në qendër të Tiranës, pasi ishin të armatosur. Ata lëviznin me armë me vete dhe siç shihet në pamje, në momentin që policia ka ndërhyrë për t’i arrestuar kanë pasur armë në makinë.

Bëhet fjalë për Agostin Kiçin, 19 vjeç dhe banues në Shkodër, ndërsa 20-vjeçari Rejdi Pasha banon në zonën e Kazmës. Ata kanë rënë në pranga në Pallatin e Kulturës, ku në makinë kishin një armë me krehër dhe municion luftarak.

Më pas, gjatë kontrollit që efektivët kanë ushtruar në banesën e Rejdi Pashës kanë gjetur një tjetër armë, si edhe 82 000 dollarë amerikan, 590 000 lekë të rinj, pranga si ato të Policisë, katër mjete prerëse, një peshore elektronike, dhe dy aparate celulare, të cilat janë sekuestruar.

"Gjatë kontrollit të shtetasit Agostin Kiçi, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Rejdi Pasha, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, 82 000 dollarë amerikan, 590 000 lekë të rinj, pranga si ato të Policisë, katër mjete prerëse, një peshore elektronike, dhe dy aparate celulare.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?