Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar nga policia në Vaun e Dejës, ku një person i armatosur që udhëtonte me makinë është arrestuar.
Mësohet se 37-vjeçari me iniciale M. (Z.) Gj. mbante kallashnikov poshtë sediljes së makinës Audi.
Policia kishte marrë informacion për 37-vjeçarin që udhëtonte i armatosur dhe që dyshohej se do të kryente ngjarje kriminale.
"Gjatë kontrollit në brendësi të automjetit tip “Audi”, poshtë sediljes së pasme të pasagjerit, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov dhe 2 krehra me municion luftarak.
Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi M. (Z.) Gj., 37 vjeç, banues në Vaun e Dejës, i dënuar më parë në Shqipëri, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe për mashtrim, si dhe në Francë, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve", njofton policia.