Një 40 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës.

Ritvan Xhota u arrestuar në flagrancë nga forcat Shqiponja në bulevardin Bajram Curri pas informacioneve të marra se po lëvizte i armatosur me një motor.

Në momentin e arrestimit iu gjenden dhe sekuestruan një pistoletë, krehër dhe municion luftarak.

Tashmë 40 vjeçari do të përballet me akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.