Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vlorë, pasi u kap duke lëvizur me automjet ku mbante armë zjarri dhe armë gjahu pa leje. Ndërkohë, një 38-vjeçar që udhëtonte me të është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Policia e Selenicës, pas informacioneve të marra se një person po qarkullonte i armatosur, ndaloi për kontroll automjetin në vendin e quajtur “Ura e Vodicës”.

Gjatë kontrollit, efektivët gjetën dhe sekuestruan një pushkë me pajisje optike të montuar, 3 armë gjahu dhe 16 fishekë gjahu.

Në pranga përfundoi Sh. B., 40 vjeç, banues në fshatin Mavrovë, ndërsa F. B., 38 vjeç, po nga i njëjti fshat, u morr nën hetim në gjendje të lirë, pasi njëra prej armëve të gjahut i përkiste atij.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë