87.950 euro të cilat dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundërligjshme janë sekuestruar nga policia e Fierit.
Hetimi ka nisur ndaj 30-vjeçarit Geri Rexhepi, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij tip “Benzi”, u gjet shuma e parave, por pa asnjë lloj dokumenti i cili vërteton burimin e ligjshëm të tyre. Shuma e parave u sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale "Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Komente

