Lëvizte me armë në makinë, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë! Në pranga edhe një tjetër, iu gjet thikë dhe kanabis në banesë

TIRANË- Në një kohë kur puna për “goditjen” e rasteve të armëmbajtjes pa leje vijon, policia e Tiranës ka vënë në pranga 1 person.

Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, kapjen e personave që lëvizin me armë zjarri ose shpërndajnë lëndë narkotike, Forcat e Posaçme “Shqiponjat” dhe “Shigjetat” kanë vijuar me kontrollet e befasishme në rrugë të ndryshme të kryeqytetit.

Gjatë kontrolleve në bulevardin “Gjergj Fishta”, Forcat “Shqiponja” kanë ndaluar për kontroll një mjetin tip “BMË”, me drejtues Bukurosh Suçi, 35 vjeç, ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, kanë gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, si rezultat i këtyre kontrolleve, u bë arrestimi në flagrancë i Toni Shquti., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit në çantën e krahut dhe në banesën e tij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shpërndarje, dhe një thikë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë